Mbyllet kulla e Eiffel në Paris

0
142

Për shkak të protestave në mbarë Francën kundër projektligjit të punës sot është mbyllur Kulla Eiffel, ndërsa kompania e cila menaxhon objektin më të famshëm të Parisit, njoftoi se nuk ka punonjës të mjaftueshëm për hapjen e saj

 

Kompania njoftoi se një numër i caktuar i të punësuarve marrin pjesë në grevë dhe nuk disponon kapacitete të mjaftueshme të punëtorëve për sigurinë.

Punonjësit nga shumë sektorë paralajmëruan për sot grevë të përgjithshme në Paris për shkak të ndryshimit të ligjit të punës në Francë. Protestat janë bërë gjithë e më të ashpra, shkruan AA.

 

Në rrugët e Parisit, protestat që filluan para marsit, vazhduan pothuajse në të gjitha qytetet e mëdha, ndërsa jo rrallëherë përfunduan edhe në dhunë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here