Leskaj: KLSH realizoi 158 auditime për 2015, dëmi ekonomik në shtet 125.8 mld lekë

0
149

Marrëveshjet koncesionare dhe partneriteti privat-publik (PPP) do jenë fokusi ku do të përqëndrohet auditimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2016.
Kreu i KLSH, Bujar Leskaj, duke raportuar në Komisionin e Ekonomisë për punë e këtij institucioni përgjatë vitit që lamë pas tha:
Leskaj: Në vitin 2015 kemi kryer 158 auditime të performancës ose në nivelin 8.8%. Në këtë vit synojmë që auditimet të rriten në nivelin e 15%.
Sipas Leskaj, në vitin 2015 nga auditimet e bëra nga KLSH rezulton se dëmi ekonomik i shkaktuar nga parregullësite është 125.8 mld lekë, ose 919 mln euro.
Kreu i KLSH-së i sugjeroi Qeverisë të hartojë ligjin për përgjegjësitë materiale, ku autoritetet dhe institucionet të mbajnë përgjegjësi.
Leskaj:Refomës në drejtësi i uroj suksese, por kjo reformë duhet të vijojë në këtë drejtim, për mbajtjen dhe mosmbajtjen e përgjegjësive të demit/abuzimit.
Në vijim të raportit, Leskaj tha se KLSH ka marrë në analizë edhe rezervat e kompanisë Albpetrol.
Auditimet e KLSH janë shoqëruar edhe me kallëzime penale ndaj zyrtarëve të lartë dhe të mesëm.
Leskaj: Në vitin 2015 KLSH ka bërë 51 kallëzime penale, mesatarisht 1 kallëzim në jave. Arsyeja është niveli i ulët i zbatueshmerisë. Para Prokurorise janë derguar zyrtarë te larte dhe te mesem. Demi ekonomik i shkaktuar për këto kallëzime është 85 mld lekë.Nga viti 2012-2015 ne kemi bere gjithesej 170 kallezime Penale.
Mbledhja e Komisionit të Ekonomisë u mbyll rreth orës 11:56 minuta për shkak të një defekti elektrik.
Në një reagim pas daljes nga salla, kryetari i Komisionit, Erjon Braçe, deklaroi se raporti i KLSH-së është i palotë.
Braçe: Për shkak të kushteve teknike të krijuara, dua të saktësoj se pjesa e dëmit të shkaktuar ka të bëjë me zërin e pronës dhe koncesioneve. Raporti i KLSH-së në gjykimin tonë është i paplotë.Do të preferonim që KLSH të shqyrtonte nga fillimi proçesin e privatizimit të OSHEE dhe pas. Vendimet që ka marrë ERE, dështimi i CEZ. Marrëveshjen e dytë të hidrokarbureve. Angazhimi i KLSH-së duhet të kishte ndodhur më herët.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here