Cikalleshi i dërgoi mesazh portierit turk para ndeshjes Turqi – Çeki

0
176

Mbrojtësi i kombëtares Andi Lila ka treguar disa të pathëna për përvojën që pati ekipi kombëtar kuqezi gjatë ditëve të pritjes kur kulaifikimi nuk varej më nga ata, por nga ndeshjet e tjera.
Në një intervistë për SuperSport ai tha se Sokol Cikalleshi, sulmuesi i Kombëtares, i kishte dërguar mesazh portierit të Turqisë, Volkan Babacan para ndeshjes me Republikën e Çekisë
Para ndeshjes mes Turqisë dhe Republikës së Çekisë, sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi i kishte dërguar një mesazh partnerit turk, Volkan Babacan, të cilin e ka bashkë-lojtar te Istanbul Basaksehir.
Kombëtares shqiptare, ndeshja i leverdiste të përfundonte me rezultat 1:0 për Turqinë, por këta të fundit e fituan 2:0.
“Çikalleshi i çoi edhe SMS portierit të Turqisë, Babaçan, se e ka në skuadër, i tha të mos pësonte gola. Pasi shënoi golin e parë Turqia ishim mos andej, mos këndej. Kur u bë goli i dytë, u nervozova, e kuptova që nuk kishim më fat”, ka zbuluar Andi Lila .

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here