Paskuqan/ Basha: Qeveria diskriminon bashkitë e djathta

0
114

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar sot takime me banorë të Kamzës dhe të Paskuqanit, ku ka dëgjuar nga afër shqetësimet e tyre.

Banorë të zonës i shprehën drejtuesit të opozitës terrorin e tatimeve ndaj biznesit, gjobat e larta dhe heqjen e ndihmës ekonomike për familjet në nevojë dhe personat me aftësi të kufizuar. Me siguri, Basha ka pasur pak vështirësi për të shkuar në Paskuqan për shkak të rrugës të shkatërruar.

Banore: Kam nëntë vjet që më ka vdek burri, kam tre fëmijë dhe kam dy vjet që nuk trajtohem me ndihmën ekonomike. Me ç’të drejtë shteti e bën këtë padrejtësi ndaj jetimëve?

Invalid: Ne kemi shumë probleme me marrjen e pareve, me asistencën, me ndihmën, me shoqëruesin. Tani me të vërtetë mua më ka dënu Zoti, por e ka qit një person Zoti me u kujdes për mu, ai je ti.

Invalid: Qeveria aktuale më ka heq pensionin e invaliditetit, kam qenë i trajtum që prej nëntë vitesh.

Basha: Pse ta ka heq?

Invalidi: Je i aftë për punë më thonë. Pa një dorë, si qenkam i aftë për punë?! U thash ose më gjeni punën.

Basha: Lekët e doganave i fusin në xhepat e tyre dhe pastaj për të kompensuar këtë vjedhje që i bëjnë qytetarëve shkurtojnë ndihmën ekonomike, shkurtojnë investimet, nuk rrisin rrogat, nuk rrisin pensionet, rrisin çmimin e energjisë. E gjithë barra e korrupsionit bie mbi shpatullat e qytetarëve dhe më shumë mbi shpatullat e qytetarëve të pamundur. Papunësia e lartë ka sjellë rënie të fuqisë blerëse. Kjo ndihet tek dyqanet ushqimore, ku ushqimet jetike merren me listë.

Kreu demokrat vizitoi dhe një biznes fason. Duke parashtruar paketën fiskale të Partisë Demokratike, Basha kërkoi nga sipërmarrësit rritjen e pagave.

Basha: Ju e dini platformën tonë që do ta çojmë 9% tatimin, 0 dividentin. E vetmja kërkesë është që një pjesë e kësaj të transferohet punonjësve në rritje rroge.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha theksoi se investimet në infrastrukturë që hapin vende pune do të jenë prioritet i qeverisë së drejtuar prej tij.

Ai u ndal tek diskimi sipas tij që qeveria u bën bashkive të fituara nga të djathtit ku pasojat bien direkt tek qytetarët. Sipas Bashës, kjo praktike antidemokratike do të marrë fund. Investimet e qeverisë do shkojnë kudo ku kanë nevojë qytetarët, pasi një qeveri votohet për t’ju shërbyer të gjithëve pa dallime politike.

Ndërsa kreu i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu tha se i kishte dërguar 96 projekte qeverisë dhe nuk ishte marrë asnjë qindarkë. “Pra, një persekutim total po i bëhet kësaj bashkie”, tha ai.oranews

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here