Katastrofë në Gjanicë/ Banorët: Nuk është ujë, por helm dhe squfër. Jemi bërë me dhimbje koke (FOTO)

1
202

Ju që keni qenë në Fier, e keni parë ndonjëherë lumin Gjanica në këtë gjendje të “shpërfytyruar”? Dikur ky lumë ka qenë i pastër, madje ka pasur edhe peshq, por me kalimin e kohës, ja çfarë është bërë me të. Nuk është photoshop, por janë pamjet reale të këtij lumi të fotografuara ditën e sotme dhe të denoncuara pranë Jetaoshqef.al.

Sipas raportuesve, kjo gjendje është pasojë e derdhjeve që  bën një fabrikë afër Ballshit. Të gjitha mbetjet kimikale vijnë në këtë lumë dhe organet kopetente nuk kanë arritur të mbajnë premtimet për pastrimin e tij. Ndërkohë qytetarët shprehen të shqetësuar dhe të indinjuar për këtë “verbëri” të autoriteteve si dhe thonë që kanë filluar të kenë edhe pasoja shëndetësore nga kimikatet e kësaj fabrike.

“Ju lutem publikoni pak këto foto te shikojnë të gjitha se cfare katastrofe po behet me lumin Gjanic ne Fier. Kjo qe shifni nuk eshte uje po eshte helem edhe squfer nuk kalon dot tek ura e spitalit vjen shume erë e keqe edhe njerzit jane bere me dhimbje koke. Jemi ankuar disa here ne bashki por asnjeri nuk jep asnje pergjigje”.

Copy of 13530468_10206674207990382_2000144697_n 13511473_10206674207750376_1217057619_n 13518254_10206674207830378_1954378065_o

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here