Vajtuam për homoseksualët në Amerikë

0
162

Ngjarja e tmerrshme në klubin e natës në Orlando, SHBA, u dënuar nga të gjithë, nga të katër anët e botës, ndërkohë për një pjesë tjetër të botës, ku ndodhin vrasje dhe masakra të përditshme, askush nuk duket se shqetësohet më.

Ajo është Siria.

Njerëzit nëpër botë duket se janë mësuar tashmë të dëgjojnë çdo ditë për vrasjen e civilëve në luftën e Sirisë. Madje, duket se askush nuk i llogarit më numrat e të vrarëve. Por ajo që duhet të dimë është se konflikti kohët e fundit është ashpërsuar ndjeshëm.

Vetëm gjatë javës së parë të Muajit të Ramazanit, janë vrarë 224 vetë. Shumica raportohet se janë vrarë nga bombardimet e regjimit sirian dhe avionët rus, diçka të cilën sigurisht Rusia e ka mohuar.

Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, midis datave 6 dhe 12 qershor – në javën e parë të Ramazanit – si pasojë e “fuçive bomba” të hedhura nga helikopterët, janë vrarë të paktën 148 civilë,  përfshirë 50 fëmijë dhe 15 gra,

Kjo situatë është rënduar më tej me praninë e ISIS-it dhe forcave të tjera anti-qeveritare, të cilat po luftojnë kundër njëra-tjetrës për kontrollin e territorit.

Që prej vitit 2012, rreth 450 mijë vetë janë vrarë në të gjithë vendin si pasjoë e konfliktit. Gjithashtu, lufta ka detyruar miliona njerëz që të lënë shtëpitë e tyre, duke i bërë refugjatë në vendet fqinje dhe vendet europiane.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here