Thashethem apo e vërtetë: Sadiku “dhëndër” i zv-trajnerit Tramezzani?! (FOTO)

0
210

Emri i tij është vënë në qendër të krenarisë Kombëtare për shkak të golit me Rumaninë, fitore e cila na ka shtuar shpresat për një kualifikim të mundshëm në Europian. Por krahas jetës profesionale, çdo futbollist rezervon një pjesë rozë, e cila tërheq njësoj vëmendjen e publikut, sidomos kur bëhet fjalë për personazhe të pashëm e seksi, siç është Armando Sadiku! 25-vjeçari nga Elbasani u përfol për një afërsi me këngëtaren Enca Haxhia, sigurisht pas publikimit nga kjo e fundit të një fotoje ku të dy shiheshin në ulëset e një aeroporti. Megjithatë, gjithçka duket se rezultoi në kufijtë e admirimit që 20-vjeçarja shprehu për sulmuesin në momentin kur ai shënoi golin. Ndërkohë, fjalë të tjera kanë nisur të qarkullojnë për një lidhje të fshehtë që Armando Sadiku po përjeton me vajzën e ndihmës trajnerit italian, Paolo Tramezzani. Janë dy momentet të cilat duket se përforcojnë zërat që flasin për një histori rozë mes dy të rinjve. Në profilin e saj në IG, bukuroshja italiane Desiree Tramezzani një ditë pas fitores me Rumaninë, publikoi një selfie me golshënuesin shqiptar, foto të cilën e shoqëron me një zemër dedikuar Shqipërisë dhe Sadikut. Komentuesit i komplimentojnë me fjalë, “sa të bukur që jeni”. Nga ana tjetër, nëse sjellim në vëmendje festimin e golit të Armando Sadikut, pasi shënoi, sulmuesi shqiptar iu drejtua me vrap pankinës, aty ku gjeti përqafimin e ngrohtë të ndihmës trajnerit Tramezzani. Sidoqoftë, deri tani situata mbetet e paqartë, por këto detaje natyrisht nuk duhen anashkaluar.

asffsf

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here