Flet avokati/ “Përgjimet”, Altin Goxhaj: Hetimi pasuror ndaj gjyqtarit, shantazh policor i Qeverisë

0
129

“Kërcënimet dhe shantazhet ndaj institucioneve të pavarura përbëjnë fazë e re të Rilindjes që është përcaktuese për instalimin e Diktaturës së Klikës Sorosiane në Pushtet”

 

Avokati Altin Goxhaj në këtë intervistë për “Standard” komenton verifikimin e pasurisë së gjyqtarit Aliaj nga policia e shtetit duke e konsideruar një mjet presioni nga ana e qeverisë  dhe jo një hetim ligjor. Ai shprehet se kemi të bëjmë më kalimin e pushtetit të gjyqësorit e prokurorisë në duart e qeverisë, ndërkohë që  komenton çështjen e përgjimeve të cilën e cilëson si një skandal ndërshtetëror të përmasave të mëdha. 

 

  1. Vetëm pak ditë më parë Sektori i krimit ekonomik në Policinë e shtetit ka nisur një hetim për verifikimin e pasurisë të gjyqtarit Arjan Aliaj, i njëjti gjyqtar që pezulloi nga detyra pak ditë më parë drejtorin e policisë, Haki Çakon. Si avokat si e shihni këtë ngjarje? A është e drejtë të hetohet pasuria e një gjyqtari nga policia e shtetit?

 

Në çdo hetim që nis Policia duhet një shkak i arsyeshëm. Policia e tregoi shkakun në gojën e Ministrit dhe Drejtorisë së Policisë: Pezullimi i Çakos dhe arresti shtëpiak i 2 punonjësve të tij! Pra arsyeja që Policia filloi hetimin në mënyrë spektakolare ishte hakmarrje dhe shantazhi policor i Qeverisë kundër çdo gjykatësi që guxon dhe jep vendimi që nuk i pëlqejnë pushtetit! Pra nuk kemi të bëjmë me një hetim ligjor por me një hetim të inicuar nga pushteti si mjet presioni dhe shantazhi ndaj sistemit gjyqësor. Për këtë arsye Prokuroria duhet të nisë menjëherë hetim ndaj çdo personi në Policinë e Shtetit që është bërë pjesë e nisjes dhe angazhimit në këtë hetim të paligjshëm.

 

  1. Ka qenë i vazhdueshëm sulmi i kryeministrit Rama dhe ministrit të brendshëm Saimir Tahiri ndaj gjykatesit Aliaj. A kanë ndikuar këto sulme në vendimin e gjykatës së Apelit për të kthyer në detyrën Haki Çakon?

Vetë angazhimi i Ministrit të Brendshëm Tahiri në sulmet politike dhe hetimin e Gjyqtarit për shkak të vendimit të tij ndaj Drejtorit të Policisë dhe 2 punonjësve të tij për shkak të përgjimeve kompromenton rëndë pozicionin e tij penalisht dhe të punonjësve të policisë pasi sipas ligjit Ministri i Brendshëm e për më pak Kryeministri nuk mund të nisë hetimin e këtij apo atij e për më pak të japë urdhëra të tillë pasi këto janë kompetenca ekskluzive të Policisë së Shtetit dhe përjashtojnë Ministrin e Brendshëm. Por përllogaritja e këtyre sulmeve dhe shkeljeve të ligjit nga Ministri dhe Kryeministri synonte pikërisht një objektiv të qartë që solli rezultate të menjëhershme: Detyrimin e Gjykatës së Apelit që të lironte Çakon, 2 punonjësit e tij por edhe të ndryshimit të masës së arrestit për Roshin e Kavajës.

 

  1. A ka shkelje të parimeve demokratike dhe parimeve të ndarjes së institucioneve në deklaratat e Tahirit dhe Ramës?

Jemi në kushtet që pas protestës së Veliajt bashkë me punonjësit e bashkisë dhe militantët socialist para gjykatës së Apelit, një grupi militantësh gjoja studentë që përdor Rilindja prej vitesh, kërcënimeve dhe shantazheve të drejtpërdrejta të Kryeministrit dhe Ministrit të Brendshëm përfshi edhe mediat e tyre përfshi edhe kamzhikun e Soros BIRN Albania, po kalojmë në një Fazë të re të Rilindjes: Kalimi de facto i pushtetit të gjyqësorit dhe prokurorisë në duart e qeverisë! Kjo fazë e re e Rilindjes është më parcaktuesja për instalimin e Diktaturës së Klikës Sorosiane në Pushtet.

 

4.Si e shihni çështjen e përgjimeve? A është e mundur përgjimi me pajisje të tilla?

Jemi në kushtet kur të gjithë ekspertët e kanë shpjeguar se këto pajisje i kanë të gjithë parametrat e nenovjshëm të hardware që në rast të instalimit të softëaret të nevojshëm kanë aftësinë e përgjimit të komunikimeve audio dhe tekst por kjo pajisje nuk është sekuestruar ende nga Prokuroria se Policia e shtetit dhe stafi Italian e kanë fshehur dhe refuzojnë që ta ofrojnë për ekspertim, dhe ky ishte edhe shkaku i parë që solli pezullimin e Drejtorit të Policisë dhe arrestit shtëpiak për 2 punonjësit e tij. Për të kryer një përgjim kushti i parë është identifikimi i IMEIt në distancë të një telefoni. Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka përcaktuar qartë që gjurmimi i të dhënave të fshehta private si IMEI konsiderohet përgjim dhe për identifikimin dhe përdorimin e kësaj të dhëne duhet autorizim nga organet gjyqësore, gjë e cila s’ka ndodhur. Vetë futja e pajisjes në territorin e Shqipërisë në kundërshtim me ligjin konsiderohet vepër e rëndë penale pasi kjo lloj pajisje cënon jo vetëm të drejtat e njeriut por edhe sigurinë kombëtare.

 

  1. 5. Sipash jush përse pajisja e përgjimit, le të themi arma e krimit nuk është ende në dorën e Prokurorisë? Mbi kë bie përgjegjesia e këtij skandali?

Ky ësht një skandal që përfshin Ministrinë e Brendshmë, Policinë e Shtetit por edhe ekipin Italian të përfshirë në këtë skandal dhe ky është një skandal ndërshtetëror i përmasave të rënda pasi implikon përgjime. Reagimi i Qeverisë së Renzit më tepër tregon raportet e tyre politike me Ramën se sa sjelljen që i takon të ketë një Qeveri e një vendi të NATOs me shqiptaret, shtetin e tyre dhe respektimin e pavarësisë së pushteteve. Në rast se një vend tjetër i NATOs do të kishte pasur në një rast të ngjashëm këtë sjellje me Qeverinë dhe Shtetin Italian të siguroj që ky do të ishte skandali më i madh në Evropë!

 

Avokati Ylli Kameri: Ministri nuk urdhëron dot hetime të asnjë lloji

 

Çështjen e ngritjes nga policia të një hetimit të kontrollit pasuror mbi gjyqtarin Aliaj i cili firmosi pezullimin e kryepolicit Haki Çako u komentua dje edhe nga avokati Ylli Kameri. Ky i fundit pohoi për gazetën “standard” se ministri nuk ka asnjë të drejtë të urdhërojë hetime të asnjë lloji. “Ministri nuk zhvillon hetime penale. Ai përfaqëson vullnetin politik të forcës politike (maxhorances) që e ka zgjedhur. Si i tillë nuk ka asnjë kompetencë për të urdhëruar hetime të asnjë lloji. Madje as hetim administrativ. Vullneti i administrativ për  hetimin i takon Sekretarit të Përgjithshëm ose Drejtorive të veçanta dhe ministri verifikon vijën politike. Kjo parashikohet në nenin 100 pika 1 e 2 të Kushtetutës”, u shpreh avokati Kameri.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here