Feston 80-vjetorin, do të habiteni me linjat trupore të gjyshes

0
139

Shumë njerëz përpiqen të fillojnë një jetë të re dhe më të mirë por shpesh herë dorëzohen. Njihuni me të Ernestine Shepher nga Baltimore, MD, e cila është një nga femrat bodybuilder më të vjetra në botë.

Dje ajo festoi ditëlindjen e saj të 80, por ende vazhdon të marrë pjesë në kompeticione e maratona të ndryshme, dhe fiziku i saj është i ngjashëm me atë të një vajze 20 vjeçare.

Ashtu siç Ernestine thotë edhe vetë, në pjesën më të madhe të jetës së saj ajo nuk ka qënë një person aktiv dhe nuk i pëlqente aktiviteti fizik. Ajo nisi të stërvitej kur ishte 56 vjeç, sëbashku me motrën e saj.

Të dyja ranë në dashuri me aerobinë dhe filluan të merrnin pjesë në kompeticione sportive. Në 2010, atletja hyri në librin e Rekordeve Guiness si femra bodybuilder më e vjetër në botë.

Ernestine e nis çdo ditë në orën 3 të mëngjesit kur mediton. Më pas ajo shkon për vrap. Në orën 8 nis trajnimin personal dhe shkon për të fjetur në orën 10 të pasdites.Dieta e saj konsiston në oriz, gjoks pule,gështenja, drithëra, vezë si dhe një sasi e konsiderueshme uji.

Ernestine i garanton njerëzit se nuk është kurrë vonë për tu kujdesur për fizikun e tyre. Sipas saj pjesa më e vështirë është të qëndrosh fansi më i mirë i vetes edhe kur nuk ke askënd pranë për të të shtyrë përpara.

 

 

2500455-51472e3be32485_78889361-650-1466153500

2500505-12-650-1466153500

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here