Maturantët shlyejnë sot provimin e Matematikës/ Përjashtohen nga provimet 12 maturantë. Rezultatet e provimit të gjuhës së huaj dalin të shtunën

0
186

Për të gjithë maturantët  rezultatet e provimit të gjuhës së huaj të detyrueshme, do të dalin ditën e shtunë më 18 qershor

 

Sejrie Baleta

 

 

Të gjithë maturantët ndodhen nën ankthin e marrjes së përgjigjeve të provimeve që kanë dhënë. Por nga ana tjetër ditën e sotme ata do ti nënshtrohen provimit të matematikës. Për të gjithë maturantët  rezultatet e provimit të gjuhës së huaj të detyrueshme për maturantët, do të dalin ditën e shtunë më 18 qershor. Niveli gjuhësor i këtij testi ishte B1, ndërsa pjesëmarrja e maturantëve në këtë provim të gjuhës së huaj të detyruar ishte 39.246 dhe 1146 maturantë të mbartur.  Rezultatet pritet që të bëhen publike në faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit www.arsimi.gov.al dhe në faqen zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Provimeve www.akp.gov.al. Korrigjimi i tezave të maturantëve ka përfunduar, ndërsa ka mbetur vetëm verifikimi i rezultateve, pasi çdo provim kalon në duart e tre vlerësuesve.

 

12 maturantë përjashtohen nga matura

Por dhënia e provimit të Gjuhës së huaj dhe lëndës së Gjuhë shqipe- Letërsisë nuk ka kaluar pa problem për maturantët. Janë plot 12 maturantë të cilët janë ndëshkuar.  Në prag të testimit të maturantëve në matematikë që është dita e sotme , Ministria Arsimit evidenton rastet e shkeljeve dhe abuzimeve në provimet paraardhës, atë të Letërsisë dhe Gjuhës së Huaj. Zv. ministria e Arsimit Nora Malaj tha se arsyet e përjashtimit të 12 maturantëve janë: kopjimit, identiteti i rremë, dhe mungesa e etikës së komunikimit. Në fjalën e sajë ajo shtoi se Malaj: “Kemi pasur raste të dy provimeve. Në bërë penalitete, ky tre maturantë janë paraqitur në vend të maturantëve që duhet të bënin provimin dhe kjo është hasur tek shkollat me kohë të pjesshme shtetërore, të cilët janë përjashtuar nga provimi. Nuk lejohet asnjë individë që të paraqitet në emër të një maturantit për të realizuar provimin. Rreth pesë nxënës që janë përjashtuar nga provimi i Letërsisë, celulari i tyre është gjetur në atlete ose në veshjet e brendshme”. Lidhur me denoncimet të publikuara në rrjetet sociale se teza ka qarkulluar nëpërmjet celularëve, znj Malaj paralajmëroi kallëzime penale për rastet ku abuzimi konstatohet. Mbi 40.000 maturantë do ti nënshtrohen të premten sot ,  testimit të matematikës. Ai përmban 25 pyetje dhe sipas autoriteteve të arsimit është I nivelit mesatar.

 

Maturantë shlyejnë sot provimin e Matematikës

Rreth 42.400 maturantë do të zhvillojnë sot (17 qershor) provimin e Matematikës. Ky provim, i treti në kuadër të Maturës Shtetërore përmbyll provimet e këtij cikli. Provimi do të zhvillohet në 201 qendra në të gjithë vendin. Zëvendësministrja e Arsimit dhe Sportit, Nora Malaj, deklaroi se MAS dhe institucionet e varësisë kanë marrë të gjitha masat për menaxhimin dhe zhvillimin korrekt të procesit të provimit, nga fillimi deri në mbylljen e tij.

Ajo bëri me dije se do të ketë tre formate testesh, për gjimnazin e përgjithshëm, testi për arsimin profesional dhe testi i matematikës për gjuhët e huaja. Provimi është i ndërtuar me 25 pyetje, ku 13 janë me alternativa dhe 12 me zhvillim.

 

Rregullat e provimit:

 

-Provimi do të fillojë në orën 10.00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta.

-Maturanti paraqitet në qendrën e provimit 1 ore e 30 minuta përpara fillimit te provimit.

-Maturanti duhet të ketë me vete, vetëm dokumentin e identifikimit dhe stilolaps.

-Maturanti plotëson testin vetëm me stilolaps me ngjyrë të zezë ose blu dhe ne pyetjet me alternativa rrethon vetëm alternativen e saktë.

-Maturanti përjashtohet automatikisht nga provimi nëse mban me vete celular apo çdo mjet tjetër komunikimi në mjediset e provimit.

-Maturanti nuk duhet të dëmtoje kodin e sekretimit të testit, apo të vendos mbi te shenja të dallueshme dhe te veçanta.

-Maturanteve me aftësi te kufizuara do t’ju krijohen kushtet e përshtatshme për zhvillimin e provimit.

-Maturantët që dorëzojnë testin përpara kohës se mbarimit te provimit, nuk largohen nga qendra e provimit.

 

Maturanti nuk mund të:

  1. a) ndryshojë vendin e caktuar;
  2. b) komunikojë apo të japë informacion me maturantet e tjerë;
  3. c) refuzojë kontrollin nga ana e administratoreve.

Duke falënderuar maturantët, prindërit, mësuesit dhe stafin akademik, Zëvendësministrja e Arsimit dhe Sportit, Nora Malaj theksoi edhe një herë se për nxënësit dhe administratorët që do të thyejnë rregulloren e MSH gjatë procesit të provimit do të merren masat e duhura.

“Ka pasur raste penalizimi ndaj maturantëve të cilët kanë thyer rregulloren e MSH gjatë zhvillimit të dy provimeve, atë të ‘Gjuhës së huaj’ dhe ‘Gjuhë shqipe dhe Letërsi’.5 maturantë janë penalizuar për shkak të mbajtjes së celularit në provimet e zhvilluara, duke i vendosur në veshjet e brendshme apo edhe nën atlete. Ka pasur 3 raste kur maturantët janë paraqitur me identitet të rremë dhe kjo i përket shkollave me kohë të pjesshme, 2 raste janë penalizuar për shkak të mosrespektimit të kodit të etikës dhe komunikimit me administratorët.’tha znj.Malaj.

 

Më poshtë janë të gjitha data e provimeve që kanë dhënë dhe kanë për të dhënë maturantët.

Datat e provime të Maturës Shtetërore janë si më poshtë:
a) Gjuhë e huaj 04 qershor 2016
b) Gjuhë shqipe dhe letërsi 11 qershor 2016
c) Matematikë 17 qershor 2016
d) Provime me zgjedhje 24 qershor 2016

 

Provimi i matematikës është i fundit porsa i takon provimeve të detyruara të Maturës Shtetërore. Provimi i fundit për maturën shtetërore do të jeta ai i datës 24 qershor ku do të japin dhe provimin e lëndëve me zgjedhje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here