Abortet në Shqipëri! Shumë prej tyre vijnë nga adoleshentet!

0
194

Femrat në moshë të re po përfshihen gjithnjë e më shumë në aborte. Sipas të dhënave zyrtare grup moshat 20-34 vjeç kryejnë numrin më të lartë të aborteve krahasuar me grupmoshat e tjera 67.9% kundrej totalit, kurse abortet e kryera nga femrat adoleshente zënë 4.8% të numrit total të aborteve. 

Abortet në Shqipëri mbeten në nivele shqetësuese. Mjekë obstetër-gjinekologë pohojnë se mungesa e raportimeve nga klinikat private në lidhje me abortet që realizohen pranë tyre, janë ndër shkaqet kryesor që nuk ka të dhëna zyrtare të sakta. Megjithatë, shqetësues mbetet fakti se shumë prej këtyre aborteve vijnë edhe nga adoleshentet.

Ky numër i aborteve mbetet shqetësues në vendin tonë. Abortet te adoleshentët mosha 15-19 vjeç, sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik, kanë rënë ndjeshëm krahasuar me vitin 2010, ku regjistroheshin 2.5 aborte në l000 lindje ndërsa viti 2016 dhe 2017 mbeten në të njëjtat nivele. 1.9 aborte në 1000 lindje në vit.

Mjeku gjinekolog Maks Gjoni thotë se dëmët që shkaktohen të adoleshentet që abortojnë janë shumë të mëdha.

Maks Gjoni: Çdo abort shoqërohet me një 2% ndërlikim, përfshi këtu edhe pamundësi për të pasur një shtatzëni prapa, i lidhur kjo me numrin e partnerëve dhe me moshën që kryejnë marrëdhëniet e para seksuale.

Por, shqetësuese mbetet fakti që ka ende aborte të paregjistruara.

Maks Gjoni: Duhet të dalinë në dritë shifrat, të cilat fshihen  pas aktivitetit të spitaleve private apo abordi që kryhet me medikamente.

Ndër qytetet me numrin më të lartë të aborteve pas Tiranës 2117 vjen Fierin me 425 aborte, Durrësin me 402 dhe Beratin me 305 aborte.

Krahasimi i aborteve sipas grup-moshës së gruas dhe statusit martesor të saj sipas ISHP tregon qartë se në vendin tonë pjesa më e madhe e aborteve 92.0%  kryhen nga femrat e martuara, kundrejt 6.3% që kryhen nga femrat beqare.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here