Një orë stërvitje çdo ditë forcon zemrën

0
169

Vetëm një orë stërvitje në ditë mund ta përgjysmojë rrezikun e dështimit të zemrës, thonë studiuesit suedezë.

Sipas tyre një orë e ushtrime të moderuara ose gjysmë ore të ushtrime energjike janë të mjaftueshme për ta zvogëluar rrezikun e dështimit të zemrës për madje 46%, shkruan Daily Mail.

Studiuesit theksojnë se shfrytëzimi i shkallëve në vend të ashensorit, ecja dhe çiklizmi janë hapa të thjeshtë të zvogëlimit të rrezikut nga sëmurja.

Dështimi i zemrës e pengon pompimin e gjakut të mjaftueshëm në trup dhe zakonisht shfaqet për shkak të dobësimit të muskulit të zemrës.

Rreziku i vdekjes brenda pesë viteve të diagnostikimit është midis 30 dhe 50 për qind, thonë ekspertët.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here