Reforma në Drejtësi, Rama: Unë nuk do ta votoj kurrë reformën në drejtësi nëse preket kjo pikë

0
108

Kryeminsitri Rama ka dalë sot në një konferencë për shtyp pas takimeve që pati me kryeparlamentarin Ilir Meta dhe dy ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin.

 

Sa i përket kontestimit të opozitës për vendet e rezervuara, Rama tha se mund të ketë një zgjidhje, ndërkohë ai u tregua i prerë për të mos e votuar reformën nëse preken dy institucione. Bëhet fjalë për dy institucione që siç tha Rama do të bëjnë radiografinë e sistemit të drejtësisë në vend.

 

“Sa i përket Komisionit të Posaçëm të Kualifikimit dhe atij Etiko-Profesional që do të filtorojë gjyqtarë dhe prokurorë ne nuk lëvizim nga shumica e cilësuar dhe këtë nuk e negociojmë. Këto të dyja janë matanë vijës së kuqe dhe nuk e kapërcejmë shumicën e cilësuar. Nuk ka asnjë mundësi për kompromis në këtë punë. Nëse kjo gjë preket, atëherë kurrë mos u bëftë kjo reformë. Për dy të tjerat Këshillin e  Gjyqësorit dhe Prokurorisë janë mundësitë që të gjendet kompromis, Jemi gati të lëvizin edhe nga 2/3, nëse PD  lëviz nga vendet e rezervuara”, tha Rama.

Fjalimi i Ramës

 

E kam thënë në fjalën time pas takimit të mazhorancës me Lulzim Bashën dhe PD, e kam rithënë në fjalën time në Kuvend dhe e nënvizoj edhe sot. Lajmi i mirë është që PD i ka braktisur të gjitha pozicionet e veta të mëparshme dhe ka ardhur në këtë pikë: 2/3 nuk u bëjnë më punë dhe duan vende të rezervuara sepse sipas tyre opozita duhet të mbrojë sistemin nga kapja.

 

Ne kemi ofruar 2/3 si një kufi kompromisi të bindur. Por ne nuk na intereson kapja, por shembja e këtij sistemi. Nga ana tjetër, sdua të përjashtoj deri në minutën e fundit mundësinë e një zgjidhje që përfshin opozitën në këtë reformë. Nuk ka qenë qëllim i hartuesve të draftit të përjashtojnë opozitën nga vendimmarrja. Kemi punuar dhe po punojmë edhe tani për një zgjidhje dhe nevojën për përfshrje substanciale të opozitës në zbatimin e reformës. Jam i bindur që kjo zgjidhje mund të gjendet nëse PD do të kthejë zgjidhje për këtë pikë dhe nëse kjo pikë edhe e vetmja që e ndan PD nga kartoni jeshil për reformën.

 

Kjo pikë ka dy gjysma të mëdha që për ne janë me vijë të kuqe. Janë 4 institucione të reja, dy prej tyre njihen me veting. Edhe pse në politike kurrë nuk thuhet kurrë, unë nuk do ta votoj kurrë reformën në drejtësi nëse preket kjo pikë. Nëse opozita do të na detyrojë ta votojmë të vetëm draftin, ne do ta votojmë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here