Pas Donald Lu, flet edhe ambasadori italian: Shqipëria të luftojë grupet e mëdha kriminale

0
120

Një tjetër ambasador në Tiranë ka shpërthyer pas ambasadorit të SHBA-së, Donald Lu, i cili u shpreh: “Janë 4 familje të mëdha që drejtojnë të gjithë krimin në Shqipëri.”

Ka qenë ambasadori Italian, Alberto Cutillo i cili nga qyteti i Korçës, ka folur këtë të premte në lidhje me luftën kundër krimit, duke thënë se pavarësisht se ka pasur rezultate në luftën kundër kanabisit, qeveria shqiptare duhet të bëjë më shumë në luftën kundër grupeve të mëdha kriminale.

“Italia dhe Shqipëria po bashkëpunojnë prej vitesh në luftën kundër krimit të organizuar. Krimi nuk është fenomen shqiptar, por botëror.

Kemi pasur rezultate në luftën kundër kanabisit. Por Shqipëria duhet të bëje më tepër, sidomos për të luftuar grupet e mëdha kriminale. E rëndësishme është që kur të kapen përgjegjësit, të dënohen, gjë që në fakt, deri tani nuk ka ndodhur”, – tha ambasadori italian në Tiranë, Alberto Cutillo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here