Komisioni i Posaçëm i Reformës në Drejtësi mblidhet nesër, Xhafa: Formula me vendet e rezervuara nuk funksionon në Shqipëri

0
123

Komisioni i Posaçëm i Reformës në Drejtësi është parashikuar të mblidhet ditën e nesërmen.

Kryetari Xhafa tha se drafti u është dërguar të gjithë anëtarëve, ndërsa i pyetur për vendet e rezervuara, ai tha “është një formule që nuk mund të funksionojë në Shqipëri”.

“Ka qenë një kërkesë e herëshme e opozitës për të patur një shumicë prej 2/3. Vendet e rezervuara nuk janë propozim që vijnë nga ndërkombëtarët. Është një formulë në kushtet që nuk funksionojnë shumicat permanente të opozitës për të patur një shumicë prej 2/3. Çfarë janë vendet e rezervuara? Që insionet e sistemit të ndahen si parcela ndërmjet partive. Funksionon në KQZ, për aq sa funksionon dhe që dihet sa funksionon, se edhe në KQZ ka qenë dhe është problematike kjo zgjidhje”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here