Inagurimi i shkollës së vetme në gjuhën shqipe në Mal të Zi/ Meta: Një falenderim për Abazoviç, do jetë një kontribut për forcimin e identitetit tonë kombëtar !

0
72

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka falënderuar kryeministrin në detyrë të Malit të Zi dhe institucionet malazeze për rindërtimin e shkollës së gjuhës shqipe në fshatin Dacaj në Rozhajë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Meta shkruan se rihapja e shkollës shqipe në Rozhajë do të japë kontribut në forcimin e identitetit tonë kombëtar dhe padyshim më shumë kuptim ëndrrave dhe së ardhmes së fëmijëve shqiptarë të kësaj treve.

Postimi:
Rindërtimi i shkollës së gjuhës shqipe në fshatin Dacaj në Rozhajë të Malit të Zi është një lajm shumë i gëzuar.
Së bashku me urimin për një vit të mbarë shkollor, jam i lumtur që më në fund fëmijët me kombësi shqiptare të kësaj treve patriotike do të rikthehen në bankat e shkollës për të mësuar me dashuri gjuhën, kulturën dhe historinë kombëtare.
Një falenderim për Kryeministrin Dritan Abazović dhe institucionet e Malit të Zi që i dhanë sërish jetë kësaj vatre shumë të rëndësishme arsimore për shqiptarët atje dhe e realizuan këtë kërkesë time të hershme.
Rihapja e shkollës në gjuhën shqipe në Rozhajë jam i bindur se do të japë kontribut në forcimin e identitetit tonë kombëtar dhe padyshim më shumë kuptim ëndrrave dhe së ardhmes së fëmijëve shqiptarë të kësaj treve. Ndaj mezi po pres të rikthehem sërish në
Dacaj!
May be an image of 8 people and text
May be an image of 15 people and text
May be an image of 6 people
May be an image of 8 people, table and text
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here