Ministri i Jashtëm, Nikolas Kotzias do takohet me Bashën në mesditë

0
158

Kryediplomati grek, vijon axhendën e takimeve zyrtare në ditën e dytë të vizitës në kryeqytetin shqiptare.   Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikolas Kotzias u prit sot në mëngjes në kryeministri nga kreu i qeverisë Edi Rama.   Më pas në orën 10:00, kryediplomati grek do të marrë pjesë në aktivitetin e organizuar në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës me temë: “Mbi rëndësinë e marrëdhënieve shqiptaro-greke për të ardhmen evropiane të rajonit”.   Aktiviteti do të zhvillohet në Godinën Liria – Aula Magna, të Qytetit Studenti, njofton ATSH. Në përfundim të panelit të parë të diskutimeve, të dy Ministrave, do të ketë dhe një panel të dytë diskutimi me akademikë shqiptarë dhe grekë.   Ndërsa në orën 12:00 Kotzias do të pritet nga kreu i PD, Lulzim Basha.   Një ditë më parë, Nikolas Kotzias ka takuar ministrin e Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati dhe kreun e shtetit shqiptar Bujar Nishani.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here