Tensionohet situata përpara Ministrisë së Jashtme, Shpëtim Idrizi debaton me policët

0
157

Është tensionuar situata përpara Ministrisë së Jashtme ku pritet që të mbërrijë ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Kotzias për t’u takuar me ministrin Ditmir Bushati.   Protestuesit e Shoqatës Çamëria kanë bllokuar rrugën duke protestuar, kurse kreu i PDIU Shpëtim Idrizi i pranishëm në protestë, po debaton me policët. Protestuesit janë përplasur me policinë, ndërsa kjo e fundit nuk i ka lejuar që të kalojnë kordonin.   Jashtë institucionit ka dalë edhe vet ministri Ditmir Bushati për të takuar protestuesit. Ministri i Jashtëm i ka kërkuar Shpëtim Idrizit që të qetësojë protestuesit dhe të largohen për të hapur rrugën kur të mbërrijë ministri grek Nikos Kotzias.   Shoqata Çamëria kërkon nga Greqia që të njohë çështjen çame dhe të heqë ligjin e luftës. Dje Ministria e Jashtme e Greqisë tha se nuk ka asnjë çështje çame.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here