Përgjimet, Paloka: Të dalin para ligjit përgjegjësit e skandalit, të mos pengohet hetimi

0
143

Partia Demokratike ka reaguar sërish sot për çështjen e përgjimeve të kryera nga policia pa dijeninë e policisë.

Kreu i grupit të PD-së, Edi Paloka tha se përgjegjësit e këtij skandali duhen vënë para ligjit.

U bënë një muaj që skandali është bërë publik, që qytetarët e vendit, opinioni publik kanë mësuar se paisja e përgjimit është futur në mënyrë të paligjshme, është përdorur në mënyrë të paligjshme, pa dijeninë dhe pa autorizimin e Prokurorit të Përgjithshëm. Kjo shkelje brutale e ligjit dhe e kushtetutës është pranuar, mohuar e sërish pranuar nga Ministri i Brendshëm dhe Drejtori i Policisë së Shtetit, të cilët janë kapur në deklarime kontradiktore, gjë që dëshmon tensionin që ekziston mes tyre në lidhje me këtë skandal. Një herë Tahiri lë në baltë vartësit e tij, duke thënë se nuk është ai përgjegjësi. Pastaj vartësit e tij kërcënojnë se do të flasin, do të tregojnë, duke kërkuar mbrojtje e paprekshmëri, pasi prokuroria ka nisur hetimin, ndjekjen penale. Po lojërat, thikat pas shpine dhe kulisat mes Tahirit dhe drejtuesve të Policisë nuk i interesojnë shumë opinionit publik”, tha Paloka.

Më tej ai i bëri thirrje prokurorisë të tregojë vendosmëri e të mos lejojë pengimin e hetimit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here