Epidamne – Dyrrachion/ Projekti shqiptaro-francez i arkeologjisë, synohet harta topografike

0
159

Brenda këtij viti synohet përfundimi i projektit dhe prezantimi në publik dhe në institucionet palë

 

Interesi për vlerat arkeologjike të Shqipërisë nis qysh në shek. XIX kur studjues të gjeografisë historike iu kushtuan lokalizimit dhe identifikimit të të dhënave nga burimet antike. Plotësimi i Hartës Arkeologjike (GIS) të Durrësit, studimi gjeo-morfologjik, ai gjeofizik si dhe gërmimet arkeologjike, janë disa nga synimet kryesore të projektit arkeologjik “Topografia Epidamn-Dyrrachion”. Projekti që ka nisur të zbatohet në vitin 2012 zbatohet nga Instituti Arkeologjik Shqiptar dhe Universiteti Lyon 2 me financim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës. Gjatë javëve të fundit ekspeditat e drejtuara nga prof. Eduard Shehi dhe prof. Catherie Abadie-Reynal po realizohen në tre kantiere. Prof. Eduard Shehi tha se në termat publike romake (poshtë Pallatit të Kulturës) po realizohen sondazhe që synojnë të identifikojnë fazat e ndryshme ndërtimore dhe funksionin e tyre. Këtu janë zbuluar struktura që dëshmojnë vazhdimësi kronologjike të rëndësishme për jetën e qytetit antik. Një kantier tjetër është hapur pranë mureve të kalasë ku synohet zbulimi I fazave të mundshme ndërtimore parabizantine-shton prof. Shehi. Ndërkaq, në lulishten e Mauzoleut të Dëshmorëve po punohet për të kuptuar funksionin dhe datimin e disa strukturave të identifikuar në fundin e viteve 70 të shekullit të kaluar, gërmuar nga arkeologu. “Projekti arkeologjik organizon ditën e shtunë paradite aktivitetin “Ditë e Hapur”, ku banorët e qytetit janë të mirëprituar për të vizituar gërmimet nën drejtimin e arkeologëve që po i realizojnë ato”, shton Shehi. “Harta Arkeologjike e qytetit të Durrësit është në proçes të avancuar dhe është funksionale. Brenda këtij viti synohet përfundimi i saj dhe prezantimi në publik dhe në institucionet palë në projekt”, përfundoi profesor Shehi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here