Rradhiqet, 8 vlerat që fshihen pas kësaj bime “të egër”

0
2710

RADHIQE

Rradhiqet janë bimë të egra fantastike. Ato renditen tek bimët e pasura me vitaminë K, një përbërës i fuqishëm anti inflamator dhe me efekt parandalues ndaj kancerit. Shija e tyre e hidhur është si një perde pas së cilës fshihen një sërë vlerash të mrekullueshme shëndetësore dhe ushqimore. Rradhiqet janë shumë të shëndetshme veçanërisht kur konsumohen të gjalla. Rradhiqet në Shqipëri rriten si bimë të egra edhe në oborret e shtëpive. I gjeni kryesisht në tregjet e vogla të fshatarëve, të cilët i shesin në sasi të vogla dhe me çmime shumë të lira, së bashku me bimët e tjera të egra si çikorja, lëpjeta, lulëkuqja etj. Si ta ëmbëlsoni shijen e rradhiqes?

  1. Shtoni lëng limoni dhe erëza. Rradhiqet e egra kanë një shije të fortë. Nëse nuk e përballoni dot shtrydhni pak lëng limoni, kripë dhe piper dhe shijojeni
  2. Shpëlajeni me ujë të ftohtë,shumë herë. Sipas të dhënave, shpëlarja e bollshme e gjetheve në ujë të ftohtë, mundësisht të akullt zbut pak hidhësinë e saj.
  3. Nëse planifikoni t’i gatuani rradhiqet, atëherë hidhini gjethet në një tenxhere me ujë të valuar për më shumë se 30 sekonda. Nxirrini dhe vendosini në një enë me ujë të ftohtë. Kjo procedurë do të zbusë shijen e gjetheve. Vlerat shëndetësore të rradhiqes Ndonëse shija mund t’jua bëjë të vështirë pëlqimin pa kushte të kësaj bime, duhet të dini që rradhiqet kanë vlera shumë të mira ushqimore, shëndetësore dhe kurative. AgroWeb ka përzgjedhur tetë prej tyre 1. Në njëqind gramë gjethe të egra gjenden tre gramë fibër. Kjo e fundit pjesërisht parandalon përthithjen e yndyrnave nga ushqimet që ne konsumojmë duke kontribuar në mënyrë jo të drejtpërdrejtë në uljen e nivelit të kolesterolit në gjak. 2. Rradhiqet janë një burim i pasur i inulinës, një lloj fibre e veçantë e ngopur, që stabilizon nivelin e sheqernave në gjak. Nëse keni probleme me diabetin ose nëse jeni të predispozuar të diagnostikoheni me këtë sëmundje atëherë duhet të dini që rradhiqet janë një ushqim i sigurt për t’u konsumuar. 3. Rradhiqet janë një bimë e pasur me vitaminë K që është përgjegjëse për përthithjen dhe ruajtjen e duhur të kalciumit në trup. Për më tepër, vitamina K orienton kalciumin të fokusohet tek kockat dhe dhëmbët. Duke bërë këtë, vitamina K parandalon kalcifikimin e arterieve, indeve, aortës dhe valvulave të zemrës. Një gjë e tillë kontribuon për kockat e shëndetshme dhe parandalon osteoporozën. Ushqimet e pasura me vitaminë K, siç janë edhe rradhiqet janë të rekomandueshme për të ruajtur shëndetin e kockave dhe atë kardiovaskular. 4. Inulina, që e përmendëm më lart është një probiotik i natyrshëm që favorizon zhvillimin e florës bakteriale në stomak. Bakteret e mira në sistemin tretës, jo vetëm që mbështesin proçesin e tretjes, por mbrojnë mukozën e stomakut nga lëndimet dhe fuqizojnë imunitetin. 5. Në 100 gramë gjethe të egra gjenden 3 gramë fibër. Kjo ndihmon në çlirimin nga simptomat e konstipacionit. Duke minimizuar periudhën e grumbullimit të jashtëqitjes së zorrës së trashë dhe ekspozimin e kësaj të fundit ndaj toksinave, rradhiqet kanë një efekt shumë të mirë në shëndetin e zorrës së trashë. 6. Rradhiqet janë një burim i pasur i vitaminës A (72%) që mbron integritetin dhe forcon shëndetin e syve, hundës, gojës, fytit, mushkërisë dhe aparatit tretës që janë lehtësisht të ekspozuar nga bota e jashtme. Duke siguruar shëndetin e tyre, vitamina A parandalon infeksionet me shumë sukses. 7. Vitamina A tek rradhiqet promovon një shikueshmëri të mirë dhe shëndet të syve. Përveç rradhiqeve, konsumimi i ushqimeve të pasura me vitaminë A, siç janë patatet e ëmbla dhe karrotat është thelbësore për të pasur një shikueshmëri të mirë. 8. Rradhiqet janë të pasura me agjentë anti-inflamatorë dhe antioksidantë që mbrojnë nga kanceri. Në vendet perëndimore po kryhen mjaft studime mbi rolin e vitaminave C dhe K që gjenden tek rradhiqet në luftën kundër kancerit të prostatës. Të dyja këto vitamina janë antioksidantë fantastikë dhe parandalojnë substancat që shkaktojnë kancer të manipulojnë qelizat tona si pasojë e akumulimit të radikaleve të lira. Ndërsa shumë shpresa varen tek studimet, atë që njerëzit mund të bëjnë është të konsumojnë më shumë ushqime të shëndetshme si mburojë kundër sëmundjeve kronike. Rradhiqet janë fantastike për t’u konsumuar gjatë kohës kur trupi ynë ka nevojë për më shumë vitamina, si përshembull në kohën e shtatzanisë. Rradhiqet janë një burim i pasur folati dhe u bën mirë grave shtatzëna. Për më tepër, ata që janë të kujdesshëm me peshën, duhet të dinë që në 100 gramë gjethe gjenden 17 kalori. Me më pak se 1% yndyrë dhe 93% ujë, rradhiqet janë shumë të rekomandueshme për të gjithë ata që duan të mbajnë kolesterolin nën kontroll.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here