Shtyhet seanca gjyqësore ndaj ish-ministrit Spiro Ksera

0
130

Është shtyrë seanca gjyqësore ndaj ish-ministrit Spiro Ksera. Ky i fundit nuk ishte i pranishëm në seance, ndërkohë që avokatët e tij kanë kërkuar që të njihen më parë me dosjen në mënyrë që seancat të zhvillohen sa më shpejt.

Trupi gjykues përbëhej nga Sokol Pasha, Martin Deda, Albert Meca.

Ish-ministri i Punës akuzohet për vjedhje duke shpërdoruar detyrën në masën 30 milionë lekë të reja nga buxheti i shtetit.

Sipas prokurorisë, janë krijuar dyshime se ish-ministri Punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera, ka kryer veprën penale të “vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”, nëpërmjet procedurave fiktive për organizimin e disa aktiviteteve social-kulturore gjatë vitit 2013.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here