Sarandë/ E lë e dashura, djali i shkon në shtëpi dhe e kërcënon me jetë, nuk i bindet as policisë

0
148

Një 26-vjeçar është arrestuar nga policia e Sarandës. Në pranga ka përfunduar Olzan Merkaj, ndërsa mbi të rëndojnë dy akuza: Kanosje dhe kundërshtim i forcave të policisë.   “Arrestimi i tij u bë në lagjen nr.3 Sarandë, pasi ky shtetas për motive të dobëta ka kanosur me jetë, shtetasen M.P., 25 vjeç, pranë banesës së saj, si dhe ka kundërshtuar 2 punonjës policie (Patrullë e Përgjithshme) gjatë shoqërimit të tij për në Komisariatin e Sarandës”, thuhet në komunikatën e policisë.   Të rinjtë kanë qenë në një lidhje dhe kohët e fundit gjërat nuk po shkonin mirë. Kështu Olzan ka shkuar tek shtëpia e 25-vjeçares dhe e ka kërcënuar, raporton “TvKlan”.   Por i riu nuk i është bindur edhe policisë. Ai ka kundërshtuar edhe dy punonjësit e patrullë së përgjithshme, pas denoncimit të bërë nga 25-vjeçarja.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here