IKMT/ 19 lokale dhe shtesa shemben në Durrës

0
184

Inspektoriati vendor i mbrojtjes së territorit ka nisur aksionin në lulishten qëndrore në hyrje të qytetit të Durrësit për prishjen e lokaleve dhe shtesave pa leje. Janë rreth 19 objekte që do shemben, ndërkohë që aksioni do shtrihet në të gjithë qytetin, në funksion të lirimit të hapësirave publike.

Inspektoriati i Mbrojtjes së territorit ka nisur aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje përreth lulishtes në hyrje të Durrësit.

19 lokale përballë stacionit të trenit do shemben nga fadromat në funksion të lirimit të hapësirave publike. Ndërhyrja nuk është kundërshtuar nga pronarët e bizneseve që po largojnë vet materialet me vlerë.

Me përfundimin e prishjes së objekteve të ngritura mbi lulishte në hyrje të Durrësit, aksioni do të shtrihet edhe në zona të tjera të qytetit bregdetar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here