Nis mësimi plotësues në Shkodër, nxënësit neglizhojnë masat anti-COVID

0
90

Shkollat e sistemit parauniversitar kanë çelur sot dyert për të pritur fëmijët nga klasa e parë deri në të nëntën. Në respektim të protokolleve anti-Covid fëmijët janë paraqitur në shkolla, për një periudhë 3-javore për të  rikuperuar mungesën e njohurive nga viti I shkuar. Edhe pse kjo ditë nuk i ngjasonte asaj të një dite të parë shkolle, fëmijët dhe prindërit e cilësojnë të domosdoshme përsëritjen, por periudha 3-javore u duket e pamjaftueshme.

Edhe pse kjo ditë nuk ngjasonte me atë të një dite të parë shkolle, sërish nuk ka munguar entuziazmi i fëmijëve të cilët për një periudhë 3-javore do të përsërisin mësimet me mangësi nga viti  shkuar, ku mësimi ishte kryesisht online apo me orë të reduktuar. Kryesisht shkollat kanë marrë masat për respektimin e protokolleve anti-Covid, ku fëmijët duhet të respektonin distancën dhe u matej temperature që në hyrje të shkollës.

Por e njëjta gjë duket se nuk ndodhte në dalje të shkollës ku prindërin prisnin fëmijët e tyre

Prindër dhe nxënës janë shprehur të entuziazmuar për fillimin e shkollës, duke deklaruar  se përforcimi dhe përsëritja e njohurive është  e domosdoshme, por ka edhe nga ata që e shohin si të pamjaftueshme periudhën 3 javore.

Ministria e Arsimit njoftoi nisjen e këtij viti shkollor në datën 1 shtator, por deri në datë 27 pjesmarrja është e rekomandueshme, por jo me detyrim. Procesi mësimor me kalendarin e viti të ri akademik pritet të nis në datë 27 shtator, ku pjesmarrja e fëmijëve në shkolla do të jetë I detyrueshëm.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here