Era Istrefi dhe Dua Lipa në top 10 hitet verore të Shazamit

0
175

 

Billboard raporton se ndër hitet e verës në mbarë globin, pritet të jenë edhe dy shqiptare. Bëhet fjalë për Dua Lipën dhe Era Istrefin. Këtë më së miri e tregon edhe fakti se këngët e tyre “Bon Bon” e Era Istrefit dhe “Hotter Than Hell”, të cilat janë në mesin e dhjetë këngëve që Shazam ka parashikuar se do të jenë hite botërore të kësaj vere. Interesant është fakti se Era Istrefi është në këtë listë me një këngë shqip. “Këngëtarja shqiptare, që të sjell ndërmend Sia-n dhe Rihanna-n, shihet si një sukses global me hitin bilingual “Bonbon”. Ky hit provon se një ritëm i mirë i tejkalon kufinjtë”, shkruan Billboard.  Shazam e rendit Dua Lipën në vendin e tetë, e pasuar Era Istrefi, e cila ka arritur të hyjë në tregun evropian. “Të dhënat tona mbështeten nga komuniteti ynë që përbëhet nga qindra miliona dëgjues në mbarë botën, që është një barometër shumë i mirë për hitet verore. Ky vit ka këngë të mrekullueshme me potencial shumë të madh”, ka thënë Rich Riley, drejtor ekzekutiv i Shazamit. Top dhjetë këngët që do të jenë hitet e kësaj vere sipas Shazam janë: Drake “One Dance”; Desiigner “Panda”; Calvin Harris ft Rihanna “This Is What You Came For”; Kiiara “Gold”; The Strumbellas “Spirits”; Gnash ft Olivia O’Brien “I Hate U, I Love U”; Jason Darulo “If It Ain’t Love”; Dua Lipa “Hotter Than Hell”; Era Istrefi “Bon Bon”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here