Terrorizohet “Qytet Studenti”, persona të armatosur qëllojnë në ajër nga makina

0
142

Policia e Tiranës është vënë mbrëmjen e djeshme në ndjekje të një makine me ngjyrë të zezë, në të cilën thuhet se udhëtonin persona të armatosur.

“Panorama.al” mëson se nga një makinë fuoristradë, që po lëvizte pranë “Qytetit Studenti”, është qëlluar me armë. Në këtë makinë udhëtonin dy persona ende të paidentifikuar nga policia, që ishin të armatosur.

Kanë qenë vetë banorët e zonës ku ka ndodhur ngjarja që kanë njoftuar uniformat blu. Sipas personave që kanë telefonuar në sallën operative të Policisë së Tiranës, ka pasur të shtëna me armë nga makina e zezë.

Efektivët e policisë kur kanë shkuar në vendngjarje kanë gjetur një gëzhojë. Nga hetimet u mësua se ishte qëlluar me armë sportive në ajër.

Personat që terrorizuan Qytetin Studenti ende nuk janë identifikuar

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here