Berisha nxjerr videon: Ja si u përdorën kriminelët e operacionit ‘Metamorfoza’ për fushatë elektorale në 14 Maj

0
136

Ish-kryeministri Sali Berisha, publikoi një video nga fjala e tij në mbledhjen e Kryesisë së PD, ku denoncoi faktin se kriminelët e arrestuar dhe shpallur në kërkim në kuadër të operacionit ‘Metamorfoza’, u përdorën për fushatë elektorale.

“E keni ndjekur operacionin ‘Metamorfoza’. Unë dy gjera dua t’u them ju këtu. Ky operacion është regjistruar në janar. Por ky operacion u shty vetëm që këta banditë, vrasës, trafikantë, përdhunues të përdoren kundër opozitës. Dhe të sillen në Shkodër si pushtues. Por ju them nga ana tjetër se miku i ngushte i Edi Ramës, Pëllumb Gjoka, në fakt edhe i Erion Velisë, sepse Erion Veliaj e ka pajisur me leje ndërtimi para 10 ditësh, dy javësh.

 

Pra miku i ngushtë i Edi Ramës vendosi Velipojën në rrethim, në pushtim në 14 maj dhe ne e denoncuam.Bajrët, që u informuan t’ia mbathin, në 14 maj, me makina të blinduara ushtruan terror në Shkodër, e kështu me radhë në të gjithë Shqipërinë bandat”, Berisha.

https://fb.watch/mbdpq-TurK/?mibextid=Nif5oz

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here