Korrupsioni, Apeli i Krimeve të rënda dërgon në “burg pa afat”, gjyqtarin Hoxha

0
139

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ndryshon masën e sigurimit për gjyqtarin Ibrahim Hoxha, nga ai me 30 ditë afat në “ arrest me burg”. Vendimi erdhi pas  ankimimit që Prokuroria e Krimeve të Rënda i bëri vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, e cila kishte vendosur vetëm 30 ditë burg për Hoxhën. Në të njëjtën ditë gjykata vendosi të ndryshoi masën e arrestit edhe për djalin e gjyqtarit, Ledjon Hoxha. Për këtë të fundit ajo caktoi si masë atë të “ arrestit në shtëpi”. Duket se pozicioni I djalit të gjyqtarit u lehtësua edhe nga prokuroria e cila nuk kishte bërë ankim.  Avokati Theodhori Sollaku kishte kërkuar nga gjykata lirimin e gjyqtarit. Sipas avokatit, Ibrahim Hoxha  nuk ka lidhje me ngjarjen. Të njëjtën gjë  ai tha edhe për Ledjon Hoxhën. Burg pa afat caktoi apelo edhe për dy persona të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje, ndërmjetësin dhe personin i cili vuri në dispozicion paratë dhe që do të përfitonte nga vendimi që do shpallte gjyqtari Hoxha. Dy të pandehurit e tjera janë Dritan Jazexhiu si dhe Nevruz Gajde, i cili shërbente si sekser, me njohje të vjetra me gjyqtarin. Ata u arrestuan në flagrancë teksa po shkëmbenin rreth 6 milionë lekë të vjetra, shumë e cila do t’i jepej gjyqtarit për të favorizuar biznesmenin në një padi civile për çështje pronash. Arrestimi I tyre u bë në kuadër të një operacioni të koduar “Berati 2”. Prokuroria ka kërkuar masën e arrestit me burg ndaj tyre. Gjatë seancës së djeshme për caktimin e masës së sigurimit, gjyqtari I Gjykatës së Tiranës, Ibrahim Hoxha kundërshtoi akuzën. Hoxha I tha gjykatë ss enuk ka asnjë ;idhje me korrupsionin, madje ka shtuar se nuk ak dojeni fare për paratë për të cilat thuhet. Ndryshe shprehet prokuroria, e cila në dosjen e saj ka të dokumentuar të gjitha veprimet e gjyqtarit dhe djalit të tij, që nga moment që janë futur në një lokal për të marrë paratë dhe deri në numërimin e tyre. Duket se për këtë vepër, prokuroria ishte sinjalizuar nga personat që ndodheshin në proces gjyqësor me biznesmenin Jazexhiu. Gjyqtari Hoxha mbahej prej disa muajsh nën vëshgim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here