Basha: Shqipëria është fshirë nga harta e investitorëve të huaj

1
172

Sipas kreut të PD-së Lulzim Basha, takimi i sotëm i kryeministrit me bizneset u kthye në një bumerang aktakuzash publike live dhe sy për sy. Në një deklaratë për mediat, Basha thekson se “akuzat që iu bënë kryeministrit sot nga biznesmenët dëshmojnë se sa e rëndë është situata ekonomike, sa e thellë është kriza e biznesit, dhe sa e pashpresë është mundësia e tyre për të hapur vende të reja pune nën qeverisjen e Ramës”. Sipas Bashës, “Shqipëria është fshirë nga harta e investitorëve të huaj për shkak të pasigurisë alla Shullazi, për shkak të klimës së keqe të biznesit me taksa që rriten, e gjoba pas gjobash që po i marrin shpirtin sipërmarrjes së madhe, të mesme e të vogël”. Kreu i demokratëve akuzon qeveritarët se kanë futur në xhepat e tyre paratë e taksave të rritura që duhet të shkonin për investime. Duke iu referuar deklaratës së biznesmenit të huaj, i cili tha se kishte pushuar nga puna 80 persona për shkak të paketës së re fiskale, Basha tha se përgjegjësi për këtë situatë është Edi Rama. “Atij ja thanë në sy sot, se si rezultat i taksave të larta vetëm një biznes në Vlorë është detyruar të largoje 80 persona nga puna, 80 familje që ju mungon një pagë, ndoshta e vetmja në shtëpi. 200 personave të tjerë ju pamundësua punësimi në një rast tjetër në Berat për shkak të politikës së ryshfetit, pa te cilin nuk mund të ecet në pushtetin e Edi Rames. Futja e duarve në xhepat e biznesit nga qeveritarët, ishte denoncimi i tyre. Asnjë investitor nuk është i lumtur, të gjithë po mendojnë largimin. I penduar që ky takim ishte live, Rama ju hakërrye me radhë biznesit, FMN, Dhomës Amerikane te Tregtisë. Shpërthimi i sotëm i Ramës e kishte edhe një arsye të fortë. Besimi i madh dhe shpresa e biznesit tek programi ekonomik dhe taksat e ulëta të Partisë Demokratike ia ka prishur terezinë. “Taksa e sheshtë 9%, TVSH 15% taksa të ulëta për biznesin dhe qytetarët do të thotë me shume konsum, më shumë investime, do të thotë vende pune, paga me te larta, me shume investime publike që punësojnë dhe zhvillojnë vendin. Ekonomia nuk zhvillohet me propagande dhe as buxheti nuk mbushet me gjoba abuzive qe po i marrin shpirtin biznesit. Ekonomia kërkon program, vizion dhe vendosmëri, kërkon një qeveri që mbi te gjitha te jetë ne krah dhe jo në përplasje me biznesin dhe investitorët. Dhe ne do t’ja japim vendit një qeveri të tillë që do punojë për një ekonomi të fortë dhe një të nesërme të sigurtë për çdo shqiptar. #Shqipëria më mirë pa Edi Ramën.”- përfundon deklarata e Bashës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

  1. Po si ka mundesi qe ky Kar – afil me flete e gjemba shume ben ” Te Keardhurin ” per kalorsin se i varen kembet ? Ky Debil , Hipokrit , Mashtrues , Hajdut , Vrastar ,Tradhetar ben “Patriotin “? posi ka mundesi qe ky Kalli pa fara vertet Foragjer pasi beri 4 vjet gjumin e madh dhe u identifikuar per pa aftesi e menaxhim te Bashkise te Kryeqytetit Kerko ky i kelysh i gjore e pretendon se kerkon te behet “Vezir ” ky debil ky psikopat ? Identik me nje shprehje te popullit : Kete Gollan nuk e qasin ne fshat , Ky Kar – afil kerkon te bijen e Priftit ?! E keshtu tashme eshte ber si Indjeri Nastradini ka mareshkopin e shkon fshat me fshat e medie ne medje dhe mundohet te genjeje ata fakiret e fshatit si Une ore ju bej rixha qe te me jepet mundesia edhe “Nje ” here te behem Kryeminister ? he si dhoni o Popull me Shkon ai kolltuku , Ky Edi Rama pasi i theu koken “Babas ” Satrapi Sahli Teroristi , i cili kerkonte te mbreteronte e shpallej “Mbret ” i cili tashme eshte kethyer si i Gjori Demo , Zavalli Demo …. ?! Nesje doni nuk doni ju o popull une po ju pyes sikurese beri dikur edhe Osmen Gazepi ne Berat, me Shkon apo jo Kolltuku i Kryeministerit apo jo ?!Ne se nuk me votoni e behem Vezir , Une e kam Vilen e familjen gjetiu dhe shkoj atje ne Hollande ne vendin e Ullinjve … Boll kam parate e udhes se Kombit edhe per 10 breza . o popull budall , juve flini hani bar …

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here