Policia godet dy raste të “Trafikimit ndërkombëtar të narkotikëve”, arrestohen 4 shtetas nga Korça

0
126

Brenda 24 orëve të fundit, Policia godet  dy raste të “Trafikimit ndërkombëtar të narkotikëve”. Sekuestrohen 320 gram lëndë e dyshuar narkotike Kokainë, arrestohen në flagrancë 4 shtetas, të cilët  synonin të trafikonin lëndën narkotike, drejt shtetit Grek.

Shërbimet e Policisë Kufitare të Kapshticës, në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit kundër Narkotikëve në DVP-Korçë, në dalje të Republiksë së Shqipërisë, kanë goditur dy raste të trafikimit të drogave të forta (Kokainë) me qëllim kalimin e kësaj sasie lënde narkotike, në shtetin Grek.

Nga ana e strukturave në fjalë, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve të mëposhtëm, midis tyre dy femra :

Ledi Nurçe, 38 vjeç, banues në Bilisht-Devoll,

Redona Demolli , 21 vjeçe,

Mikel Çekrezi, 29 vjeç,

Rudina Hoxha, 25 vjeçe, të tre banues në Korçë.

Gjatë kontrollit  të ushtruar  shtetases Redona Demolli, konkretisht në çantën personale të saj, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi prej 263 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë. Kjo shtetase po udhëtonte së bashku me shtetasin Ledi Nurçe, me automjetin tip “Mitsubishi” me targa AA642HV, në pronësi të tij dhe nga deklarimet e marra dyshohet se këtë sasi të lëndës narkotike, në çantën e saj , mund ta ketë vendosur Ledi Nurçe.

Shtetases tjetër Rudina Hoxha, e cila ishte duke udhëtuar me automjetin tip “Mercedes-Benz” me targa KO4084B, në pronësi të Mikel Çekrezit, sërish në çantën personale të saj, i`u konstatua dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale,  një sasi prej 57 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasia e lëndës narkotike (në total 320 gram) e dy rasteve të mësipërme, që këtyre shtetasve i`u konstatua,  si edhe automjetet me të cilat ata udhëtonin.

Nga ana e Policisë, po punohet për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.

Materialet  në ngarkim të shtetasve, i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë për veprat penale : “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 283/a/2 i Kodit Penal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here