Tiranë/ Reforma e Ujit, 5000 matës për Kasharin e Dajtin

0
121

Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë ka nisur fushatën për pajisjen me matësa uji për banorët e njësive administrative në Dajt dhe Kashar, ku pritet që të vendosen 5 mijë matësa për të luftuar informalitetin. Siç bën të ditur UKT, kjo fushatë për formalizimin e  shërbimit, vjen pas aksionit të ndërmarrë në këto njësi për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të furnizimit me ujë. Paralelisht me vendosjen e matësave të rinj, nga UKT do të bëhet edhe kolaudimi i matësave ekzistues, pasi në rast të defekteve ata nuk lexojnë sasinë e ujit që konsumohet. Në këtë fazë është parashikuar që të vendosen 5000 matësa të rinj, veç kolaudimit të atyre ekzistues. Qytetarët e këtyre njësive ftohen t’i bashkohen fushatës dhe të vendosin matësat e tyre të ujit, pasi vetëm në këtë mënyrë ata do të paguajnë aq ujë sa konsumojnë. Nga aksioni për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme në këto zona, u konstatua se uji i i pijshëm shpërdorohej, duke u përdorur në aktivitete të tjera si vaditje, lavazhe etj. Ndaj UKT fton qytetarët t’i bashkohen kësaj fushate për të vendosur matësa të rinj dhe për të lidhur kontratën e  tyre. Me Reformën e re Territoriale, UKT tashmë ka marrë gjithë shërbimet e ish-komunave dhe po punohet intensivisht për nxjerrjen e  tyre nga informaliteti si dhe për sensibilizimin qytetar për të mos shpërdoruar ujin pa kriter. Të gjithë banorët e njësive në Dajt dhe Kashar duhet të drejtohen në njësitë përkatëse të UKT-së për të lidhur kontratën dhe për të vendosur matësat e rinj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here