Tre mijë studentë të premten e 20 majit u diplomuan në Universitetin e San Marcos në California. Më e mira prej këtyre studentëve u shpall refugjatja kosovare, Laureta Koxha.
Për Koxhën, diplomimi është veç një hap larg “Ëndrrës Amerikane”.
“Asnjëherë nuk e kam menduar se do të jem në krye të klasës sime Administrim Biznes. Të jem këtu është e mrekullueshme, të cilën nuk mund ta përshkruaj me fjalë”, ka thënë Laureta Koxha.
Ajo është larguar në 1999
“Të vijmë këtu me katër dollarë në xhepin e prindërve ishte çmenduri” ka treguar për Fox 5 Laureta Koxha.
“Babai ishte profesor në Europë, mamaja po studionte por lufta ndryshoi gjithçka por nuk ndryshoi ëndrrën tonë”
“E mira do të triumfojë sado vonë sa kohë që nuk dorëzohesh” thotë Laureta Koxha.