Kanceri i lëkurës, melanoma trajtim efikas nëse kapet në kohë

0
217

Melanoma është një nga llojet më të rrezikshme të kancerit të lëkurës. Ajo zhvillohet në qelizat prej të cilave prodhohet melanina-pigmenti që përcakton ngjyrën e lëkurës sonë. Melanoma mund të formohet gjithashtu në sy dhe mjaft rrallë në organet e brendshme si psh. zorrët.

Shkaku i melanomave nuk është i qartë, por ekspozimi ndaj rrezeve ultaviolet të diellit apo solarëve rrisin shumë riskun e zhvillimit të këtij lloj kanceri. Gjithashtu, në faktorët riskues ka edhe një komponent gjenetik i cili luan jo më pak një rol të rëndësishëm.
Njohja e simptomave të para të këtij lloj kanceri mundëson detektimin dhe trajtimin e tij përpara se sëmundja të përhapet. Melanoma mund të trajtohet suksesshëm nëse detektohet në kohë.
Si të dallojmë nishanet normalë nga ata të pazakontë? Simptomat e melanomës
Melanomat mund të zhvillohen kudo në trup, por më shpesh në zonat që kanë një përqindje të lartë ekspozimi në diell si shpina, këmbët, krahët dhe fytyra. Mund të ndodh që ajo të zhvillohet në sipërfaqe më pak të ekspozuara ndaj diellit si sholla e këmbës, palma e duarve, thonj, në membranat mukoze të organeve kavitare si goja, rektumi, vagina etj. Jo rrallë mund të kemi shfaqje të kësaj patologjie malinje edhe në sy, e quajtur ndryshe melanoma okulare. Këto melanoma të fshehura janë më të zakonshme në individë më lëkurë të errët.
Simptomat e para të një melanome janë:
§ Ndryshimet në një nishan ekzistues
Zhvillimi i një rritjeje të re e pazakontë në lëkurën tuaj
Melanoma jo gjithmonë fillon si një nishan. Ajo mund të zhvillohet edhe në një lëkurë normale.
Nishanet normalë
Nishanet normalë kanë një ngjyrë uniforme të zezë ose kafe me kufij të qartë që e diferencojnë nga lëkura përreth. Mund të jenë ovalë ose të rrumbullaktë dhe zakonisht më të vegjël se 6 mm në diametër. Çdo individ mund të këtë 10 deri në 40 nishane. Pjesa më e madhe e tyre zhvillohet rreth moshës 40 vjeç; një pjesë e tyre mund të ndryshojnë paraqitjen me kalimin e kohës apo pse jo edhe të zhduken.
Shenjat e melanomës në një nishan ekzistues përfshijnë ndryshimet e mëposhtme si:
– Ngritja apo trashja e një nishani që më parë ka qënë i sheshtë
-Erozione, gjakderdhje, formimi i krusteve
– Skuqje, enjtje e lëkurës përreth me sipërfaqe të reja të vogla të pigmentuara si satelitë
– Ndjesi si kruarje apo djegie
– Konsistencë e butë apo pjesë të vogla që shkëputen lehtë
Nga e ka origjinën një melanomë?
Melanoma vjen si rezultat i dëmtimit të procesit të rritjes në qelizat e melanociteve, të cilat janë melanin-prodhuese, pigmenti bazë që i jep ngjyrë lëkurës sonë. Ka një mekanizëm mjaft të kontrolluar të zhvillimit të qelizave të lëkurës: qelizat e shëndetshme të sapoformuara shtyjnë drejt sipërfaqes së lëkurës ato të vjetrat. Këto të fundit përfundojnë ciklin e tyre jetësor dhe shkëputen. Kur në disa qeliza ka dëmtime të materialit gjenetik (ADN) që kontrollon gjithë këtë proces rritjeje, ndodh që qelizat të prodhohen në mënyrë të pakontrolluar dhe të formojnë masa të mëdha kancerogjene.
Kush është më i rrezikuar
-Lëkurat e bardha. Të kesh më pak pigment melanine në lëkurë do të thotë të kesh më pak mbrojtje prej rrezeve UV. Nëse keni flokë biondë apo të kuq, quka apo digjeni shpejt nën rrezet e diellit, ju keni më tepër mundësi të zhvilloni melanoma.

-Djegiet e diellit

Një apo më shumë episode të djegies së lëkurës nga rrezet e diellit në fëmijërinë tuaj mund të rrisin rrezikun e melanomës në moshën adulte

-Ekspozim i tepruar ndaj rrezeve ultraviolet (UV) të diellit rrit riskun e zhvillimi të kancerit të lëkurës

– Të paturit shumë nishane apo nishane të pazakontë në pjesë të ndryshme të trupit. Të paturit më shumë se 50 nishane të zakonshëm në trup tregon një risk të lartë për të zhvilluar melanomë. Gjithashtu edhe ekzistenca e tipeve të pazakontë indikon për një tendencë ndaj mundësisë së zhvillimeve malinje në lëkurë.

– Histori familjare të melanomës. Nëse një i afërm, prind, fëmijë apo vëlla ka patur melanomë, individi ka një shans më të madh për ta zhvilluar atë gjithashtu.

– Sistem imunitar i dobësuar. Në këtë kategori futen të gjithë pacientët me HIV/AIDS dhe ata që i janë nënshtruar një transplanti.

Nishane të pazakontë
Karakteristikat e nishaneve të pazakontë që mund të indikojnë melanomën apo sëmundje të tjera malinje të lëkurës ndjekin një linjë zhvillimi si më poshtë.

Asimetria- nishane me dy pjesë të ndryshme nga njëra tjetra

Kufinj të çrregullt- nishane me kufinj të dhëmbëzuar dhe të çrregullt

Ngjyra- nishane me ngjyrime të ndryshme dhe shpërndarje të pabarabartë të tyre

Diametri- nishane me përmasa më të mëdha se 6 mm
Evolimi- nishane të cilët ndryshojnë me kalimin e kohës në përmasa, formë dhe ngjyrë apo edhe me shfaqjen e simptomave të tjera si të kruarit dhe gjakderdhja.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here