Takimi kokë më kokë Basha-Majko: Ja për çfarë diskutuan 45 minuta

0
127

Me ftesë të deputetit socialist, lideri i opozitës Lulzim Basha dhe Pandeli Majko patën një takim me njëri-tjetrin.

Takimi mes përfaqësuesve të dy forcave kundërshtare politike ngjalli interesin e gazetarëve, të cilët pritën përfundimin e takimit rreth 45 minuta në ambientet e hotel “Rogner” për të mësuar mbi arsyet që bënë bashkë dy politikanët.

Për kreun demokrat Basha nuk duhet të përbëjë lajm që dy kundërshtarë politike ulen dhe takohen për të diskutuar mbi aktualitetin politik.

“Respektoj zotin Majko për kontributin e tij ndër vite dhe shpresoj që komunikimi politik normal mos të përbëjë lajm në Shqipëri”, tha Basha.

Por kafja mes Majkos dhe Bashës ka pasur në thelb Asamblenë Parlamentare të NATO-s e cila mbahet për herë të parë në Tiranë, më 27 maj.

I konsideruar si një aktivitet i madh krerët e shteteve të vendeve që janë anëtarësuar në NATO, Majko , në cilësinë e kryetarit të delegacionit shqiptar në NATO duket se e ka ftuar Bashën për të qenë pjesë e Asamblesë.

Kreu i Partisë Dmeokraike la të hapur mundësinë për të qenë pjesë e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, por e gjen të vështirë për shkak të axhendës politike, siç përmendi takimin e Partive Popullore Evropiane që korrespondon me Asamblenë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here