Pranimi në Ushtri/ Kritere të reja dhe dokumentet që iu duhen për të aplikuar

0
189

Në total do të jenë 5 provime që do të shlyej çdo kandidat që do të konkurojë

Qendra e Personel Rekrutimeve ka publikuar rregulloren e re për pranimet e oficerëve dhe nënoficerëve, të cilët duan të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura.

 

Kriteret

Ministria e Mbrojtjes ka ulur moshën e kandidatëve (që duhet të një shtetas shqiptarë) dhe gjatësinë. Më parë mosha kufizohej mes 18 dhe 27-vjeç, ndërsa tashmë kandidatët nuk duhet të jenë më shumë se 22-vjeç. Meshkujt, mjafton të kenë lartësi trupore 165 cm për t’u pranuar nga 170 cm qe ishte deri para një viti, ndërsa femrat 160 cm nga 165. Kandidatët me arsim parauniversitar do të rekrutohen kryesisht për ndjekjen e studimeve në Akademitë Ushtarake të vendeve të NATO. Por, për këtë, ata nuk duhet të jenë apo të kenë qenë përdorues të lëndëve narkotike, ndërsa në kartelën e tyre shëndetësore nuk duhet të rezultojnë bartës të virusit HIV apo sëmundjeve të tjera. Ata që synojnë të ushtrojnë profesionin e oficerit jashtë vendit, duhet që të kenë një mesatare notash mbi tete. Ndërsa, ata që synojnë veçanërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duhet të zotërojnë gjuhën angleze. Sa i përket kandidatëve që kanë diplomë universitare, përpos rregullave të përbashkëta që kanë me ata me arsim te mesëm, duhet që në çastin e aplikimit të mos jenë më shumë se 25 vjeç e 6 muaj. Përjashtim bëjnë kandidatët për oficerë, të cilët do të jenë personel mjekësor i Forcave të Armatosura, të cilët në momentin e aplikimit duhet të mos jenë më shumë se 30 vjeç e 6 muaj. Qendra e Personel Rekrutimeve ka vendosur si kusht edhe qe kandidatët të mos jenë larguar nga puna në administratën qendrore ose lokale për shkelje te legjislacionit në fuqi. Për t’u bërë pjesë e konkurrimit, kandidatët duhet të njoftojnë Qendrën e Personel Rekrutimit, përmes faqes së internetit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe duhet të plotësojnë dosjen me 15 dokumente që detajohen online. Para se te marrin gradën e oficerit apo nënoficerit kandidatet, do të zhvillojnë disa konkurse, që nisin me testimin fizik atë intelektual të gjuhës angleze, testimin psikologjik dhe ekzaminimin mjekësor.

 

Dokumentet që duhen dorëzuar në QPR

Për t’u bërë pjesë e konkurrimit, kandidatët tashmë duhet të njoftojnë Qendrën e Personel Rekrutimit, përmes faqes së internetit të Ministrisë së Mbrojtjes në datat dhe afatet që publikon MM.

Janë 15 dokumente, të cilat duhet të dorëzohen në QPR:

– Fotokopja e kartës së identitetit;

– Certifikatë familjare;

-2 fotografi për dokument;

– Fotokopje e pasaportës e vlefshme për jashtë shtetit;

– Dëshmi penaliteti;

– Vërtetim nga përmbarimi;

– Vërtetim nga gjykata që nuk është në proces gjyqësor;

– Vërtetim nga prokuroria që nuk është në proces hetimi;

– Certifikatë për TOEFL, SAT ose ACT (nëse ka). Ky dokument kërkohet vetëm për kandidatët që aplikojnë për ndjekjen e studimeve në shkollat e larta ushtarake në SHBA.

– Dokument i cili vërteton se aplikanti është regjistruar për testimet që zhvillohen online për TOEFL, SAT ose ACT. Ky dokument kërkohet vetëm për kandidatët që aplikojnë për ndjekjen e studimeve në shkollat e larta ushtarake në SHBA.

– Raportin mjekësor të lëshuar nga Spitali Ushtarak i Forcave të Armatosura, ku shprehet që kandidati është i aftë nga ana shëndetësore për të ndjekur studimet ushtarake jashtë vendit.

– Vendimi i Komisionit Mjekësor, ku shprehet për aftësinë apo paaftësinë e kandidatit për oficer, shoqëruar me ekzaminimet mjekësore nëse kandidati nuk është bartës i virusit HIV, Hepatit B etj.

5 provimet, testet e forcës dhe inteligjencës

Pasi marrin miratimin se i kanë plotësuar kushtet dhe dokumentet, kandidatëve u bëhet e ditur rregullorja e konkurrimit, programi orientues i konkurrimit për testin e gjuhës angleze, tabelat e normave fizike dhe çdo njoftim tjetër i domosdoshëm që lidhet me garën brenda apo jashtë vendit. Ata njoftohen nga faqja zyrtare e Ministrisë së Mbrojtjes për ecurinë e kandidimit, ose thirren në telefon për probleme që lindin për kandidatë të veçantë. Për të marrë gradën e oficerit apo nënoficerit, personat që regjistrohen zhvillojnë disa konkurse, që nisin me testimin fizik, testimin intelektual, testimin e gjuhës angleze, testimin psikologjik e përfundojnë me ekzaminimin mjekësor. Të gjitha këto provime zhvillohen në Qendrën e Personel Rekrutimit, e cila është struktura përgjegjëse për rekrutimin e oficerëve.

 

Testimi fizik

Është hapi i parë i konkurrimit dhe ka si qëllim të verifikojë standardet fizike që kandidatët duhet të plotësojnë për t’u futur në radhët e Forcat të Armatosura. Kandidati lejohet të marr pjesë në testimin fizik vetëm në rast se është i aftë nga ana shëndetësore, sipas raportit mjekësor të lëshuar nga komisioni përkatës. Testimi fizik ka karakter skualifikues.

 

Testimi intelektual

 

Zhvillohet pas kualifikimit në testin e përgatitjes fizike me të gjithë kandidatët, dhe nëpërmjet tij do të synohet të vlerësohen niveli i njohurive dhe kulturës së përgjithshme, aftësive për të gjykuar dhe vepruar, aftësitë e përqendrimit të vëmendjes, si dhe niveli i përgjithshëm i inteligjencës.

 

Testimi psikologjik

Zhvillohet me qëllim që të vlerësohen te kandidati përgjegjshmëria, motivimi, aftësia për të menduar dhe gjykuar, si dhe stabiliteti i sjelljes. Gjithashtu ai ka si synim që të dallojë ata individë që thjeshtë duan një punë, nga ata që janë të motivuar për t’i shërbyer vendit si oficerë aktivë kudo që e kërkojnë misionet dhe detyrat e Forcave të Armatosura dhe mundësisht të përcaktojë edhe prirjet e tyre.

 

Testimi në gjuhën e huaj

Është hapi i katërt i konkurrimit dhe do të bëhet me qëllim që të verifikohet niveli i njohjes së gjuhëve të huaja. Ai përfshin testimin në gjuhën angleze dhe testimin në gjuhën e vendit, ku kandidati do të ndjekë studimet ushtarake.

 

Ekzaminimi mjekësor

Kandidatët do të paraqiten personalisht pranë SUFA, duke pasur me vete vërtetimin e regjistrimit si kandidat për student në Akademitë Ushtarake./ S. Baleta

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here