Hahn: Kosova në vitin 2016 do të ketë mbi 300 milion euro në dispozicion për bizneset , qasje në tregun global

0
163

Komisioneri Johannes Hahn, në fjalimin e tij në konferencën e përbashkët për media më Kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa ka thënë se MSA krijon shumë mundësi në mënyrë që të shtyhet vendi drejt integrimit europian.

“Në vitin 2016 më shumë se 300 milion euro do të jenë në dispozicion për të akomoduar komunitetin e bizneseve, për tu përballur me sfidat që dalin nga MSA-ja”, ka thënë Hahn.

“Gjyqësori i besueshëm dhe sundimi i ligjit janë mjaftë të rëndësishme në procesin e MSA’së për Kosovën. Autoritetet kosovare dhe bizneset duhet ta shfrytëzojnë këtë periudhë të kësaj marrëveshje. Mendoj që nëse keni qasje në tregun evropian, do të keni qasje edhe në tregun global ”, ka thënë Hahn

Në Kosovë sot po mbahet konferenca e nivelit të lartë për marrëveshjen e Stabilizim Asociimit në mes të BE-së dhe Kosovës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here