Fatorino i kërkon lekët, polici: S’du t’i jap, ik mbushu

0
155

https://youtu.be/UJwCG36rA6A

 

Shpeshherë, pasja e një statusi të caktuar shfrytëzohet nga persona të ndryshëm, duke bërë që ata të shkelin ligjin apo rregulloren. Një rast i tillë ka ndodhur me një polic, i cili zihet me fatorinon, pasi ky i fundit po bënte punën e tij.

Fatorinja i kërkon policit lekët ose abonenë, por ai e ka injoruar duke refuzuar të paguajë biletën. Debati vazhdon më tej, pasi fatorinoja këmbëngul duke i thënë se po bën punën e tij. Por, polici i është kthyer ashpër duke e ofenduar me fjalët: “S’du t’i jap, ik mbushu. Mos fol shumë se më duket t’u mbush kupa”, fjalë këto që i thotë për 400 lekë të vjetra.

Kështu, duke parë sjelljen e tij aspak normale, fatorinoja detyrohet të largohet për të mos e vazhduar këtë debat, që mund të përfundonte keq. Epo është për t’u qarë hallin fatorinove që detyrohen të dëgjojnë lloj-lloj nazesh nga qindra qytetarë që hipin në urban çdo ditë.

Është e tmerrshme kur e mendon se çfarë bëhet objekt sherri dhe se ku po denigron shoqëria shqiptare.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here