Dy vite burg për nënën, shkëputi vajzën nga shkolla dhe e shfrytëzoi në rrugë

0
185

 

Pa dijëninë e bashkëshortit, nëna shkëput vajzën e saj nga shkolla dhe e nxjerrë në rrugë duke e shfrytëzuar . Vajza qëndronte në zonën  “Don Bosko” dhe lypte ndërsa paratë ia dorëzonte nënës së saj. Kallëzimin në polici e bëri bashkëshorti i nënës shfrytëzuese

 

Shfrytëzimi i fëmijëve të mitur në rrugë dënohet ligjërisht. Por pavarësisht faktit se ligji ekziston, shumë prindër shfrytëzojnë fëmijët në rrugë, madje duke i shkëputur edhe nga shkolla. Aksionet e policisë së shtetit për të larguar nga rruga fëmijët, nuk i kanë zbrapsur këta të fundit, të cilët në të shumtën e rasteve administrohen nga tutorët. Por më të rënda janë rastet kur nëna me dashje shkëput fëmijën e saj nga shkolla dhe e nxjerr në rrugë për shfrytëzim. Fëmija detyrohet të lyp gjithë ditën ndërsa nëna qëndron në anë të rrugës në pritje të frytët të punës së fëmijës së saj. Rastet  e shfrytëzimit janë të shumta. Ndërsa rastet e kallëzimeve nga ana e vet familjarëve janë të pakta. Një prej tyre i përket familjes Jonuzi në kryeqytet. Babai i një vajze të mitur i  është drejtuar policisë e më pas prokuroris ëme një kallëzim të veçantë. Ai kërkoi me forcë ndëshkimin e bashkëshortes, e cila kishte larguar nga shkolla pa dëshirën e tij vajzën duke e detyruar të lypte në rrugë.

 

Rrethanat e ngjarjes

 

Gjykata e Tiranës e gjetu fajtore nënën që shfrytëzpi vajzën në rrugë dhe e dënoi atë me 2 vite burg. Sipas gjykatës në datë 21.4.2015 është  ndaluar e pandehura Fatmira Jonuzi si e dyshuar për kryerjen e veprës penale objekti gjykimi mbi kallëzimin e shtetasit Adem Jonuzi. Fillimisht  ndaj të pandehurës është caktuar masa e sigurimit personal” arresti në burg” e me vendim të Gjykatës së Apelit Tiranë ajo e “arresti në shtëpi”. Gjykimi i kësaj çështje penale u zhvillua në mungesë të pandehurës pasi nuk u gjet në vendin e qëndrimit të detyrueshëm”arresti në shtëpi” nga ana e OPGJ. Nga ana e kësaj gjykate është mundësuar edhe njoftimi me shpallje publike pranë Bashkia Tiranë. E pandehura është e ema e të dëmtuarës  së mitur Mikaela Jonuzi, e datëlindjes 12.11.2004. E pandehura  të miturën e ka shkëputur jopërfundimisht nga shkolla “7 Marsi”, ku ka qënë nxënëse  nga shtatori 2014 deri në 25 mars 2015 ( ka mungesa në rregjistër) e pas kësaj date përfundimisht, pasi  ka bërë një deklartë me shkrim se vajza e saj do largohej nga shkolla për arsye ekonomike. E pandehura duke ndërprerë zhvillimin e saj arsimore e ka detyruar të miturën Mikaela të lypë  kryesisht në rrugën “Don Bosko”, tek pallatet e Vizion Plus, Tiranë duke i marrë të ardhurat e siguruara. Efektivishtë fëmijët e mitur tashmë janë të sistemuar në shtëpinë e fëmijës Zyber Hallulli Provat shkresore në fashikullit penal nr.3576 viti 2015  të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë si dhe me deklarimet  e dëshmitarëve Flutura Shehu, Klodjana Koxha, Donika Strazimiri, Sulltana Hajdari, Mikaela Jonuzi, Anxhela Jonuzi dhe Adelajda Jonuzi. Mbi bazën e këtyre fakteve, nga  akuza u kërkua deklarimi fajtor i  të pandehurës Fatmira Jonuzi për kryerjen e veprës penale të “Keqtrajtim i të miturve”, parashikuar nga neni  124/b/2   të Kodit Pena l dhe dënimi i saj në masën e përcaktuar në pjesën hyrëse të këtij vendimi, duke u parashtruar se  me veprimet e saj të kryera me dashje, e pandehura  ka konsumuar elementet e veprës penale të parashikuar nga neni  124/b/2 të K.Penal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here