Kur hani vezë në trupin tuaj ndodhin këto 7 procese!

0
169

Vezët janë tepër të shëndetshme dhe duhet të jenë pjesë e dietës tuaj rregullisht. Ato janë një burim i rëndësishëm i proteinave. Ato janë të pasura me amino acide, hekur dhe antioksidantë. Për më tepër, vezët përmirësojnë shëndetin tuaj, pasi çdo vezë ka 85 kalori dhe ju ndihmon të fitoni 7 gram muskuj. Vezët mund t’ju shpëtojnë jetën:

Shumë nga ju nuk e dinë se trupi i njeriut mund të prodhojë njëmbëdhjetë amino acide esenciale, të nevojshme për mirëfunksionimin e trupit, por ai ka nevojë për nëntë më shumë, kështu që mund ta merrni me mend se ku mund ta gjeni pjesën tjetër?

Sigurisht tek vezët…

Mungesa e këtyre 9 aminoacideve mund të çojë në dëmtim të muskujve, sistem të dobët imunitar, dobësi, lodhje, dhe dobësim të lëkurës dhe flokëve. Përmirësojnë sistemin imunitar: Një vezë ose dy në ditë mund t’ju ndihmojnë në parandalimin e infeksioneve, sëmundjeve dhe viruseve. Është gjithashtu e këshillueshme që fëmijët të konsumojnë vezë pasi mungesa e tyre mund të shkaktojë zhvillimin e sëmundjeve gjatë adoleshencës që përfshijnë nyjet, kockat dhe sëmundjet e zemrës. Për funksion më të mirë të trurit:

Kolina, substancë që gjendet tek e verdha e vezës, nxit zhvillimin dhe funksionin e trurit. Kolina njihet si një nga ushqyesit themelorë të organizmit tonë, por nuk prodhohet dot nga trupi ynë në sasitë e duhura, është e nevojshme marrja e saj nëpërmjet ushqimit. Mjaftojnë dy vezë për të marrë sasinë e nevojshme ditore të kolinës për organizmin tonë.

Mbrojnë sytë: Vezët ju ndihmojnë për të mbajtur sytë të shëndetshëm. Luteina dhe zeaksantina që ndodhen në të, i mbrojnë sytë nga dëmtimi i rrezeve ultravjollcë dhe dielli. Këta dy antioksidantë ju mbrojnë nga degjenerimi i makulës për shkak të moshës (shkaku kryesor që çon në rënie ose verbim në njerëz mbi 65 vjeç). Mund të konsiderohen si

Multivitaminë: Ka vetëm 70 kalori dhe plot 14 ushqyes esencialë dhe përveç kësaj, konsumi i vezës është si të merrni një tabletë multivitaminike natyrale. Rrisin nivelet e hekurit në trup: Hekuri transporton oksigjenin drejt organeve dhe muskujve. Hekurin e gjejmë tek mishi, spinaqi, farat e susamit, fasulet, kakao etj. Hekuri mban të shëndetshme qelizat e kuqe të gjakut dhe është bazë për formimin e hemoglobinës. Hekuri transporton oksigjenin nga një qelizë tek tjetra si dhe ofron oksigjen për muskujt tanë. Hekuri rrit gjithashtu funksionin e trurit. Hekuri sjell dhe përfitime të tjera për organizmin tonë si rregullimi i temperaturës së trupit dhe shtimin e energjisë. Ju mbushin plot energji: Futja e vezëve në vaktet tuaja, ndihmon në furnizimin me energji dhe ngopjen tuaj duke evituar kështu urinë dhe ngrënien pa orar. Proteina është substance më ngopëse dhe kontrollon vlerën me të cilën trupi thith kaloritë. Një vezë përmban 6gram të proteinës më cilësore dhe ndodhet si tek e bardha edhe tek e verdha, por që të përfitoni plotësisht duhet ti konsumoni të dyja. Veza është një nga ushqimet e pakta që kanë proteina komplete.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here