Ja cfarë i ka bërë mamasë së 20 vjecares para 3 muajsh Shukri Xhelili?!

0
156

Tre muaj më parë, me urdhër të kryebashkiakut të Peshkopisë, Shukri Xhelili, tashmë të shkarkuar, është pushuar nga puna nëna e 20-vjeçare që realizoi video-skandalin.

Abc News shkruan se kjo mund të jetë një nga arsye përse vajza vendosi të filmonte kryetarin e Bashkisë dhe të bënte publik video-skandalin ku Xhelili i kërkonte favore seksuale për një vend pune.

Mësohet se e ëma e 20-vjeçares punonte si sanitare tek zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe me pas është dërguar tek ndërrmarrja e llixhave që administrohet nga bashkia e Dibrës.

Aty është dhënë urdhri nga ish-kryebashkiaku për ta larguar nga puna. Sipas burimeve të besueshme mësohet se vendin e saj të punës e ka zëvendësuar një njeri shumë i afërt me Shukri Xhelilin.

E reja pasi u mor në pyetje nga policia është lënë e lirë. Nuk dihet ende nëse familja e vajzës vazhdon të qëndrojë me në Dibër apo është larguar në një qytet tjetër.

Ndërsa dosja penale ndaj Shukri Xhelilit pritet t’i dërgohet Prokurorisë për Krime të Rënda për akuzën e “korrupsionit pasiv të personave të zgjedhur” dhe “Marrëdhënie seksuale duke shpërdoruar detyrën”, mbetur në tentativë.

Në videoskandalin e publikuar në media shfaqet ish kryetari i Dibrës Shukri Xhelili teksa i kërkon favore seksuale 20-vjeçares në këmbim të një vendi pune tek pallati i Kulutrës në Peshkopi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here