Sipas kandidatit të opozitës me koalicionin “Bashkë Fitojmë” Belind Këlliçi, duhen vetëm 200 metra katrorë për të ndryshuar Tiranën.
Ai ka postuar një video nga një parking në zonën e “21 dhjetorit” dhe shprehet se mjafton që zona të kthehen kënd për fëmijët dhe të rinjtë.
Ai ka premtuar më herët se do të ndërtojë rreth 50 qendra të tilla të gjelbëruara dhe hapësira publike për të ndryshuar jetesën në Tiranë.