Erion Veliaj faktor problematik për SHBA-në, letra e kongresmenit shuplakë e fortë për PS

0
102

Kryabashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, po kthehet në një faktor problematik për ndërkombëtarët, e vecanërisht për SHBA.

Protesta e tij, Bashkisë Tiranë dhe administratës që u detyruan të dilnin përballë Gjykatës së Apelit Administrativ, duke ushtruar presion ndaj këtij institucioni, ka tërhequr jo pak vëmendjen e kongresmenëve amerikan. Njëri prej tyre, David W. Jolly, i ka dërguar një letër ambasadorit amerikanë në Shqipëri, Donald Lu, pikërisht në ditën që Veliaj po protestonte përballë Gjykatës së Apelit Admninistrativ.

Në këtë letër, të siguruar nga citynews, Jolly shprehet i shqetësuar për kërcënimin ndaj vendimeve gjyqësore. Ai ngre alarmin pikërisht në ditën e protestës së Erion Veliajt, se disa zyrtarë të qeverisë po refuzojnë publikisht autoritetin e vendimit gjyqësor dhe mund të përpiqen të ndërhyjnë/trembin gjykatësit për përfitime politike.

“Po ju shkruaj sot me shqetësim gjithnjë në rritje, se vendimet gjyqësore të pavarura dhe të ndershme në Shqipëri janë të kërcënuara, dhe si ka ardhur në vëmendjen time, disa zyrtarë të qeverisë po refuzojnë publikisht autoritetin e vendimit gjyqësor dhe mund të përpiqen të ndërhyjnë/trembin gjykatësit për përfitime politike. Unioni i Gjyqtarëve i quan këto veprime të paprecedenta dhe shumë të rrezikshme. “, shkruan kongresmeni në letrën drejtuar ambasadorit Donald Lu

Letra e kongresmenit është një shuplakë e fortë për Erion Veliajn, pasi protesta përballë Gjykatës së Apelit Administrativ ndikoi në vendim, duke sjellë shtyrjen e saj për shkak të presionit të zyrtarëve, vecanërisht nga krybeshkiaku i Tiranës.

Erion Veliaj zhvilloi një protestë për të kundërshtuar ndërtimin e pallatit 17-katësh tek diga e liqenit dhe zgjodhi formën e presionit ndaj Gjykatës për të arritur qëllimin e tij. Nga ana tjetër, krybashkiaku Veliaj, prej disa muajsh po betonizon Parkun e Liqenit, por doli në protestë përballë Gjykatës së Apelit Administrativ, për të ndikuar në vendim, edhe pse pallati është me leje. Ky veprim nuk i ka pëlqyer amerikanëve, të cilët kanë reaguar ashpër./citynews

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here