Rehabilitimi i “Bregut të e Lumit”/ Bashkia Tiranë lë në qiell të hapur 80 familje rome

0
153

Nisja e punimeve për rehabilitimin e shtratit të lumit në zonën e ‘Bregut të Lumit’ ka shqetësuar banorët romë të kësaj zone. Rreth 80 familje rome, të cilat jetojnë në baraka,  kanë ngritur shqetësimin për prishjen e banesave të tyre. Këta banorë jetojnë prej më shumë se 20 vitesh pranë ‘Bregut të Lumit’. Banorët ndihen të kërcënuar,  pasi nuk e kanë të qartë se si do të veprohet me ta dhe si do ndodhë shpërngulja e tyre. Dje një grup aktivistësh së bashku me komunitetin rom kanë dorëzuar një ankesë pranë zyrës së Avokatit të Popullit, për të kërkuar mbrojtje dhe një plan konkret nga Bashkia për shpërnguljen e tyre .Strehimi nga njëra anë është një nga problematikat më të mëdha që prek këtë kategori. Përpra çdo punë që nis të bëjë bashkia e Tiranës në radhë të parë që mungon transparenca dhe nga ana tjetër nuk merr përprasyshë pasojat që mund të kenë të gjitha projektet e mundshme të propozuara nga bashkia. Në rastin në fjalë ka nisur një punë ku preken drejtpërdrejt interesat e 80 familjve rome sepse rreziokojnë të mbetën në qiell të hapur. Dhe ata Baraka të ndërtuara do u shembin. Nuk ka asnjë infromacion zyrtarë nga bashkia se si do të procedohet në lidhje me kët shqetësim të këtyre familjeve. Nuk kanë deklaruar asnjë plan se ku do ti strehojnë dhe se ku do ti sistemojnë këto familje. Bashkia merret me projekte kuturu lart e poshtë dhe në asnjë moment nuk u vjen në ndihmë qytetarëve për të zgjidhur çëhtje me serioze dhe që janë problematike në komunitet. Për të disatën herë familjet rome ngrihen në rotestë dhe kërkojnë të drejtat e tyre pasi u janë mohuar nga institicionet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here