Ismail Kadare dekorohet me “Flamuri Kombëtar”

0
152

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i akordoi sot shkrimtarit te shquar Ismail Kadare “Dekoratën e Flamurit Kombëtar” me motivacionin: “Në shenjë nderimi dhe mirënjohjeje të pakufishme për veprat e vyera letrare, për pasurimin e pashtershëm e të çmuar të letrave shqipe, si dhe për kontributin e jashtëzakonshëm dhënë në drejtim të lartësimit të emrit e vlerave të kombit shqiptar anembanë botës”.Kreu i shtetit ia dorezoi Dekoraten shkrimtarit të madh, gjatë punimeve të Konferencës Shkencore Ndërkombëtare “Shekulli i Kadaresë”, organizuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës, me rastin e 80-vjetorit të lindjes se tij.

Presidenti theksoi se edhe në një sistem tiranik si komunizmi shqiptar, Ismail Kadare ruajti dhuntinë e shkrimit dhe zgjeroi hapësirat e lirisë mendore për të gjithë ne. “Vepra e tij ishte hapësirë lirie dhe univers i pamatë krijues dhe izolimi komunist e humbi betejën themelore me veprën e Kadaresë. Ai bëri letërsi të madhe evropiane në Shqipëri kur ajo anatemohej si e keqja absolute. Ai e mbajti shpirtërisht Shqipërinë në Evropë duke i plotësuar këtë nevojë jetike dhe ne u kapëm tek kjo spirancë kur thërrisnim në vitet 1990-të ‘E duam Shqipërinë si gjithë Evropa! nenvizoi Kreu i Shtetit.

Kadareja, theksoi ai, është një shkrimtar që arriti të shkruante letërsi evropiane duke mbijetuar në një regjim të vdekur.

Në Konferencene sotme ishin te pranishëm kryetari i Akademisë së Shkencave, Prof. Muzafer Korkuti dhe anëtarë të Akademive së Kosovës dhe Maqedonisë, ambasadorë dhe përfaqësues të Trupit Diplomatik, studiues, përkthyes, dhe miq të shkrimtarit nga mbarë bota.

/Marrë nga ATA/

Presidenti-Nishani-çmon-me-“Dekoratën-e-Flamurit-Kombëtar”-shkrimtarin-e-shquar-Ismail-Kadare-1-300x200 Presidenti-Nishani-çmon-me-“Dekoratën-e-Flamurit-Kombëtar”-shkrimtarin-e-shquar-Ismail-Kadare-2-300x200

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here