Ambasadorët Lu e Vlahutin në mbledhjen e grupit të PD, fokusi reforma në drejtësi

0
140

Ashtu siç ishte parashikuar, Partia Demokratike ka mbledhur sot Grupin Parlamentar, ku do të jenë të pranishëm ambasadorja e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin, si dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu.   Mësohet se gjatë kësaj mbledhje, të shumëdiskutuar, fokusi do të jetë pikërisht reforma në drejtësi që tashmë po shqyrtohet nen për nen në komisionet parlamentare. Ndaj pritet që dy ambasadorët që kanë ndjekur udhëtimin e draftit të reformës të japin sugjerimet e tyre në mbledhjen me deputetët e PD.   Një ditë më parë ambasadorët Lu e Vlahutin morën pjesë në mbledhjet e grupeve parlamentare të Partisë Socialiste dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim.   Dje ambasadori Lu e pranoi që ishte e pazakontë prania e tyre në mbledhjet e grupit por ai tha që edhe situata është po aq e pazakontë pasi reforma në drejtësi ndodhet në udhëkryq. Pritet që në fund të mbledhjes kreu i PD të ketë një prononcim për mediat.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here