Ngjarje në Torovicë/ Zbardhen detaje të reja të vrasjes në Lezhë. Agron Qokthi: Nuk kam konflikte me askënd

0
169

Pas deklaratave të të mbijetuarit nga atentati ndryshon pista e hetimit. Grupi hetimor fokusohet tek pista e tentativës për grabitje. Policia shoqëron 15 persona lidhur me ngjarjen, ende asnjë i arrestuar

 

Besar Bajraktaraj

 

Një ditë pas ngjarjes së rëndë që tronditi qytetin e Lezhës dhe jo vetëm pasi viktima, 26-vjeçari Ajet Qokthi ishte nga një qytet tjetër, zbardhen detaje të reja. Menjëherë pas ngjarjes së ndodhur në fshatin Torovicë, grupi hetimor nisi punën për zbardhjen e ngjarjes, duke ngritur kështu dhe 2 pista ku do të fokusohej hetimi. Fillimisht u ndoqën pistat e vrasjes për shkak të konkurrencës dhe të tentativës së grabitjes, por ditën e djeshme grupi hetimor u përqendrua më shumë tek pista e grabitjes. Kjo ndodhi pas marrjes së dëshmisë së shoferit të kamionit, njëkohësisht dhe djali i xhaxhait të viktimës. Para grupit hetimor Agron Qokthi  ka rrëfyer se ai dhe kushëri i tij i cili mbeti viktimë e ngjarjes nuk kanë pasur asnjë konflikt. Në dëshminë e tij të dhënë para oficerëve të policisë Qokthi ja ka referuar ngjarjen një grabitje të mundshme ndaj tyre. Ai gjithashtu ka deklaruar se dy autorët ishin me maska dhe nuk kanë arritur të grabisin asgjë. “Nuk kam konflikte me askënd. Ngjarja nuk ka ndodhur për shkak të konkurrencës, por dyshoj për një tentativë grabitjeje. Autorët kanë qenë dy persona të maskuar, të cilët na kanë dalë përpara në rrugë. Na kanë qëlluar me armë direkt në lëvizje e sipër, pasi nuk kemi ndaluar.”, ka pohuar në polici Agron Qokthi. Kështu pas deklaratave të shtetasit Agron Qokthi grupi hetimor është përqendruar vetëm në pistën e grabitjes. Gjithashtu bëhet me dije se policia e Lezhës

24-orë pas vrasjes së 26-vjeçarit Ajet Qokthi, ka shoqëruar 15 persona të cilët po merren në pyetje rreth ngjarjes. Sipas policisë personat e shoqëruar janë kryesisht banorë të zonës të cilët po merren në pyetje nga grupi hetimor si persona që mund të kenë dijeni rreth ngjarjes. Ndërsa po sipas të njëjtave burime ende nuk ka asnjë person të identifikuar apo të ndaluar për ngjarjen. Autorët që sipas të dhënave kanë qenë dy persona të maskuar nuk kanë lënë asnjë gjurmë në vendin e ngjarjes dhe kjo e ka vështirësuar punën e policisë për identifikimin e tyre.

Burime nga policia e Lezhës bëjnë të ditur se po bashkëpunohet edhe me blutë e Shkodres për të verifikuar nëse viktima apo dhe pronari i baxhos Agron Qokthi mund të kenë pasur ndonjë konflikt. Gjatë marrjes në pyetje nga grupi hetimor gjatë pasdites së djeshme Qokthi

Gjithashtu edhe gjatë ditës së djeshme në zonën e Torovicës është vënë re prania e forcave të policisë të cilët kanë kryer kontrolle në zonë për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të atentatit që ndodhi mëngjesin e së mërkurës ndaj kushërinjve Qokthi. Mjeti me të cilin dy kushërinjtë Qokthi po udhëtonin nga Shkodra për në Lezhë për të grumbulluar qumështin u qëllua mëngjesin e djeshëm me armë zjarri. Nga breshëria e armës mbeti i vdekur Ajet Qokthi, ndërsa Agroni, djali i xhaxhait shpëtoi.

 

Ngjarja në Lezhë

Mëngjesin e ditës së martë,  40-vjeçari Agron Qokthi po udhëtonte së bashku

Djalin e xhaxhait të tij Ajet Qokthin, me një kamionçinë me targa AA553BY nga Shkodra për në drejtim të Torovicës. Në hyrje të fshatit Torovicë, dy persona u kanë zënë pritë dy shkodranëve. Në një kthesë (zonë e pabanuar) kamionçinës i ka dalë para një autoveturë pa targa.

Mësohet se drejtuesi i autoveturës ia ka bërë me shenjë shoferit të kamionçinës që të ndalonte, por ai nuk u është bindur agresorëve, duke vijuar rrugën. Menjëherë autorët e pritës kanë qëlluar në drejtim të tyre me breshëri automatiku. Për pasojë, 26-vjeçari Ajet Qokthi, i cili udhëtonte si pasagjer ka mbetur i plagosur rëndë, ndërsa xhaxhai i tij (drejtuesi i mjetit) u ka shpëtuar plumbave. Pas vrasjes, autorët e krimit nuk kanë ndjekur kamionçinën, por janë larguar në drejtim të Shkodrës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency