Rrëzohet pa ndjenja në rrugë, ambulanca harron të vijë (VIDEO)

0
153

Nëse bëhet fjalë për zonë të largëta, vonesa e ambulancave është e justifikuar, por kur flitet për në rrugë kryesore dhe aq më tepër në kryeqytet, kjo është e pajustifikueshme.

Një kalimtar ka nisur pranë redaksisë sonë një video, në të cilën shfaqet një burrë që i ka rënë të fikët.

Shokët dhe kalimtarët kanë tentuar të japin ndihmën e parë, duke i hedhur ujë në fytyrë, ndërsa njëri prej tyre merr edhe guximin që ta transportojë në spital. Por, në fund ndoshta edhe për shkak të peshës dhe gjendjes jo të mirë të burrit, nuk kanë mundur që ta transportojnë në spital, ndërsa kanë lajmëruar ambulancën.

Njëri prej tyre thotë ambulanca se është vonuar më shumë se 30 minuta, madje edhe në video ata pëshpërisin me njëri-tjetrin vonesën e saj.

Nuk dihet ende sesi është gjendja e personit që ndodhet i shtrirë, por ajo që dihet është se po përsëriten rastet e vonesave të ambulancave duke rrezikuar kështu edhe jetën e njerëzve.

https://www.youtube.com/watch?v=BOs14EDUw6g

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here