Rrëfen të vërtetën gazetari sportiv: Tentuan të më fusin në makinë, mendova se do më eleminonin

0
136

Gazetari sportiv, Eduard Ilnici ka rrëfyer sot në dhunën iu ushtrua një natë më parë nga Presidenti i Kastriotit Alban Vogli dhe katër persona të tjerë.   Në një intervistë për Telesport ai thotë se kishte shkuar në një lokal për të takuar një mikun e tij, por kur nuk e kishte gjetur dhe kishte ikur ishte përballur me Voglin i cili së bashku me ata që e shoqëronin e rrahën dhe tentuan ta fusin në makinë. Por pasi nuk e arritën, e rrahën dhe i morën celularin e çelsat e makinës.   RRËFIMI i ILNICËS Shkaku ka lidhje me ndeshjen në Peshkopi ku unë isha prezent si gazetar sportiv, por edhe si vendali. Por shkrimet e mia duket se nuk janë pritur mirë. Unë e kam dënuar dhunën e tifozëve, është papjekuri. Por ashtu siç ne gazetarët mundohemi të gjejmë pse nisi dhuna, me këtë ndoshta kam shkelur në një ‘kallo’ të njerëzve që nuk e kuptojnë se çfarë do të thotë gazetari. Unë kam pasqyruar vetëm pamje në telesport.al, asgjë më shumë, asnjë koment më shumë.   Ata nuk e bëjnë dot diferencën mes gazetarit dhe tifozit. Çdo njeri është tifoz, edhe gazetari është tifoz. Por në këtë rast nuk jam sulmuar si tifoz, por si gazetar. Pavarësisht se kjo e vërtetë u ka dhimbur disave. Do takoja dikë në një lokal aty ku ndodhi ngjarja, por ai kishte ikur. Kthehem dhe e marr në telefon dhe po i drejtohesha makinës. Në atë moment kam parë një grup personash të udhëhequr nga Alban Vogli, emrin e të cilit e mësova në stadiumin e Peshkopisë. Kurrë më parë në jetën time nuk e kisha parë dhe nuk e kisha dëgjuar.   E kam parë sepse ishim në tribunë dhe kërceu 4 metra për të hyrë në fushë. E kam njohur përmes hulumtimeve kush ishte ky person. Ndoshta citimi i emrit të tij në Telesport bëri që ky ta merrte personalisht. Unë nuk e kam njohur kurrë në jetën time. Nuk pata kohë të reagoj. Kërkuan të më tërhiqnin zvarrë të më fusnin në makinën e tyre fuoristradë. Mendova që po të më fusnin në makinë do më eliminonin fizikisht, duke ditur se me çfarë personazh kisha të bëja. Dy minuta më kanë goditur pa fund, por falë Zotit arrita tu shpëtojë nga duart për të mos u futur në makinë, por jo nga grushtet që ishin pa fund. Mund të ishin 4-5 persona, ndoshta edhe më shumë.   Në tentativën e parë që patën për të më futur në makinë, nuk e arritën, më morën celularin, më morën çelësat e makinës dhe ikën. Atëherë kam shkuar në lokal prapë për tu pastruar sepse isha mbuluar në gjak. Pastaj erdhi policia. Dua të falënderoj mjekët për punën e bërë dhe gjithë opinionin. Falë Zotit unë shpëtova. Shpresoj që ky të jetë rasti i fundit. Jo vetëm si gazetar, por edhe si individ nuk dua të goditet askush, aq më tepër për futboll. Është një ngjarje e turpshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here