Kriza e emigrantëve – Protesta të dhunshme në kufirin Itali-Austri

0
146

Ndërtimi i një gardhi kufitar nga Austria në kufirin me Italinë, me qëllim frenimin e emigrantëve që kërkojnë të arrijnë në veri të Europës, ka çuar në protesta masive qytetin kufitar Brener. Demonstruesit janë përleshur me forcat policore, ku si pasojë një  oficer ka mbetur i plagosur dhe dhjetëra protestues janë arrestuar.

Ka përfudnduar në përleshje të dhunshme protesta e nisur  kundër ndërtimit të barrierës kufitare në kufirin mes Italisë dhe Austrisë. Rreth 500 demonstrues italianë u mblodhën në stacionin e trenit të qytetit kufitar Brenner me pankarta në anglisht dhe italisht, ku shkruhej hapni kufijtë . Disa prej tyre  ishin më kasketa mbrojtëse në kohë dhe të tjerë ishin mbuluar me shalle dhe kapele. Situata degjeneroi në dhunë që në fillim të marshimit, ku policia u detyrua të përdorë gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e zemëruar.

Sipas mediave italiane, një oficer policie ka mbetur i plagosur gjatë përleshjeve dhe dhjetëra demonstrues u arrestuan nga policia.

Austria ka dekalruar se do të ndërtojë një gardh në pikën kufitare Brenner me Italinë, me qëllim ndalimin e emigrantëve që  tentojnë të udhëtojnë drejt veriut dhe perëndimit të Europës. E përditshmja Corriera della Sera ka raportuar gjatë javës që lamë pas se protesta ishte organizuar nga një grup anarkist nga Trentino dhe pritet të zgjerohet edhe në qytete të tjera në të gjithë italinë.

Italia dhe Gjermania janë  krejtësisht kundër  planit të Austrisë për të ndërtuar një gardh në kufirin e saj me Italinë, tha të enjten kryeministri italian Matteo Renzi pas bisedimeve me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here